Dortmundi shembet në Berlin, Bajerni fluturon në +9

Një humbje e rëndë në javën e fundit të fazës së parë të Bundesligës për Dortmundin, që u shemb në Berlin përballë Hertës me rezultatin 3-2. Verdhezinjtë kaluan të parët në avantazh në 31′ me Brandt, por dopieta e Richterit (57′ dhe 69′) dhe goli i Belfodil kapitullojnë skuadrën e Rose, tani në -9 nga vendi i parë i Bayernit: goli i Tigges (83′) nuk mjafton.
Bie dhe Leipzig, mundet në shtëpi nga Arminia Bielefeld me rezultatin 2-0. Pas një pjese të parë pa gola, formacioni i trajnerit Kramer arrin të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 57-të me anë të Serra. Klos ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 70-të duke e vështirësuar situatën për Arminian, por Leipzig nuk përfiton, madje pëson dhe golin e dytë me autor Okugawa 70’.
Hoffenheim dhe Mönchengladbach nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen mes tyre. Golit të Embolo 35’ i është përgjigjur Akpoguma 90’. Një gol i Kruse 16’ i ka dhënë tri pikë Union Berlin në fushën e Bochum. Po 1-0 është dhe fitorja e Frankfurtit në shtëpi përballë Mainz, gol i Lindstrom në minutën e 35-të.