E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dos Santos huazohet në Galatasaray

Totttenham ka konfirmuar se sulmuesi Giovani Dos Santos do t’i bashkohet klubit turk, Galatasaray, në formë huazimi, deri në fund të sezonit.

Reprezentuesi meksikan ka bërë vetëm 15 paraqitje, për klubin londinez, pas transferimit nga Barcelona më 2008. 20-vjeçari ishte huazuar në Ipswich Town, sezonin e kaluar ku shënoi katër gola në tetë ndeshje para rikthimit në White Hart Lane. Mirëpo, një lëndim në nyjën e këmbës i kishte pamundësuar të paraqitet në më tepër se tre ndeshje këtë sezon.

Në Galatasaray, ai do të bashkohet me ish-trajnerin e tij nga Barcelona, Frank Rijkaard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›