I jepet lamtumira e fundit legjendës Panajot Pano

Familjaret, te afermit, shoke, njerez te sportit, perfaqesuesit me te larte te shtetit dhe polikes shqiptare, por edhe tifoze te thjeshte i kane dhene lamtumiren e fundit “mbretit” te futbollit Shqiptar, Panajot Pano. Legjenda e fushave te blerta ne Shqiperi nderroi jete ne moshen 71-vjecare pak dite me pare ne Shetet e Bashkuara te Amerikes, pas nje infarkti ne zemer.
Me mijera njerez kane bere homazhe ne Pallatin e Kongreseve, duke
konfirmuar edhe nje here madheshtine e futbollistit me te mire te gjitha
koherave ne Shqiperi. Personalitetet me te larta te shtetit dhe
politikes, bashkehes dhe njerezit e sportit te tanishem, por edhe tifoze
jane jane perulur perpara arkivolit qe mbante trupin e lojtarit qe
dhoroi emocione ne fushen e lojes ne kulmin e karrieres se tij me
skuadren e Partizanit dhe perfaqesues Shqiptare.
Panajot Pano lindi në 7 Mars të vitit 1939 në Durrës. Karriera e
sulmuesit nisi me skuadren e moshave te Tiranes, per t’u ngjitur me pas
ne pjedestalin e futbollit ne Shqiperi me skuadren e Partizanit dhe
kombetaren shqiptare. Me skuadren e kuqe te kryeqytetit, Pano luajti për
15 vjet nga janari i vitit 1960 deri ne majin e vitit 1975, ndërsa
arriti të fitojë 4 kampionate dhe 5 kupa të Shqipërisë. Në karrieren e
tij Pano ka luajtur mbi 700 ndeshje, duke shënuar 450 gola, ndërsa ka
veshur fanellën e kombëtares 24 herë. Në muajin nëntor të 2003, ai është
zgjedhur lojtari i shekullit i Shqipërisë në jubileun e UEFA-s, nga
Federata Shqiptare, i vlerësuar si lojtari më i mirë në 50 vitet e
kaluar.
Në mars të 2009, Pano ka marrë edhe titullin nderi i kombit nga
Presidenti, Bamir Topi. Kjo është hera e parë në historinë e vendit, që
një futbollist merr këtë titull, një vlerësim që Panajot Pano e meritoi
plotësisht. Ndersa tani pasi i eshte dhene lamtumira e fundit, pritet te
perjetesohet, pasi zv/Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe
Sporteve, Nikolle Lesi i propozoi zyrtarisht kryeministrit Sali Berisha
qe Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa” te mbaje emrin e Panajot Panos.
Legjenden e futbollit shqiptar e nderuan edhe Presidenti Bamir Topi,
kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe
lideri i opozites, Edi Rama. Ndjekim vleresimet e tyre per figuren e
Panajot Panos.
"Kam shume dhimbje per ndarjen nga jeta te nje talenti te rralle, por ne
te njejten kohe, nje njeriu ekstremisht modest, dhe pretej dhimbjes
njerezore qe e ndjen cdo njeri, isha me fat qe ne kete jete pata rast te
shikoj talentin e rralle te sportit shqiptar ne fushen e blerte. Isha
me fat realisht qe e kisha Panajotin nje mik personal", u shpreh Bamir
Topi.
"Panajot Pano ishte futbollisti i jashtezakonshem qe per dekada mbushi
me gezim entuziazem, krenari dhe dashuri, zemrat e te gjithe
sportdashesve shqiptare. Vertete sot ai ndahet nga jeta, por le nje
trashegimi te jashtezakonshme, nje emer te nderuar per sot dhe te gjitha
koherat", tha kryeministri Sali Berisha.
"Ishte 10 ne te gjitha kuptimet, yll, star i botes se futbollit, i botes
se sportit ne pergjithesi. Une nuk njoh njeri me te dashur jo vetem per
tifozet, po per te gjithe njerezit, per te gjitha familjet tona. Sot i
themi faleminderit", tha kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
"Kur largohet nje kampion i femijerise si Panajot Pano, atehere njeriu
kupton se jeta ka me pak endrra, vete prania e gjithe ketyre njerezve te
cilet Panajot Pano i ka bere te enderrojne gjate kohes kur luante ne
fushen e blerte, si pakkush, apo si askush tjeter, eshte tregues i
gjurmes qe ai ka lene pas", tha kreu socialist, Edi Rama.
Nertan Prifti
< I mëparshmi