E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Gëdeci”-Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon largimin nga gjykimi i çështjes

Gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar që ajo që ajo të mos jetë pjesë e gjykimit të dosjes “Gërdeci”.

Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij nga gjyqtarja e Gjykatës së Poçasme Etleva Deda për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, tashmë është vetë gjyqtarja Gjoka që ka kërkuar të mos jetë pjesë e gjykimit të kësaj dosjeje.

Në këtë mënyrë, ditën e djeshme ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi.

Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar, raporton gazetarja e RTSH-së, Flutura Tota.

Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe u pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme,  Irena Gjoka shprehet se ndodhet në kushtet e papajtueshmërie që të vijojë këtë gjykim.

E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut në seancën e djeshme, Gjoka tha se mori shkas për kërkesën e saj të largimit, edhe nga vetë kërkesa e të pandehurit që kërkoi përjashtimin e saj, por për shkaqe të tjera, që u rrëzua nga gjyqtarja Etleva Deda.

Ndërkaq, pritet që në lidhje me kërkesën e Gjokës të shprehet drejtuesi i GJKKO-së Erion Bani.

Megjithatë seanca e djeshme vijoi me kundërshtimet e Mediut mbi deklarimet e ekspertëve. Procesi ndodhet në fazën ku kanë përfunduar paraqitja e provave të SPAK, dhe pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›