Dosja “Gërdeci” dorëzohet në Gjykatën e Faktit
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Dosja “Gërdeci”
Dosja “Gërdeci” është dorëzuar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë me 29 të pandehur. Gjykata e Lartë ka përfunduar dje fotokopjimin e të gjitha akteve hetimore dhe të gjitha provave dhe e ka dërguar atë në Gjykatën e Faktit. Burimet zyrtare pranë gjykatës bënë me dije se dje paradite është bërë regjistrimi i dosjes dhe shumë shpejt ajo pritet t’i nënshtrohet shortit elektronik për përcaktimin e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë këtë dosje. Dosja hetimore përmban 28 mijë faqe, dhe për këtë trupit gjykues që do ta marrë në shqyrtim do t’i duhet kohë për t’u njohur me të gjitha aktet. Volumi i kësaj dosjeje ka qenë edhe shkaku që Gjykata e Lartë mori shumë kohë për ta dërguar atë në Gjykatën e Tiranës. Së bashku me provat për 29 të pandehurit, në Gjykatën e Tiranës janë dërguar edhe dy paditë civile të banorëve të Gërdecit për dëmshpërblim si dhe të Avokatit të Shtetit për dëmshpërblim nga kompania “Albademil” dhe Mihal Delijorgji. Tashmë në Gjykatën e Lartë ka mbetur vetëm ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili do të gjykohet për “shpërdorim detyre”.
Dosja
Dosja hetimore për tragjedinë e Gërdecit tashmë është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe shumë shpejt pritet që të përcaktohet trupi gjykues si dhe data për t’u zhvilluar seanca e parë gjyqësore. Volumi i kësaj dosjeje dhe numri i madh i të pandehurve pritet që të shkaktojë jo pak probleme në këtë gjykatë. Asnjë prej sallave që ka në dispozicion Gjykata e Tiranës nuk mund t’i mbajë dot të gjithë të pandehurit dhe avokatët e tyre. Gjithashtu, një tjetër problem do të jetë edhe veçimi i dy padive civile që iu bashkangjitën procesit penal. Shumë shpejt pritet që këto padi të shqyrtohen nga tjetër trup gjykues pasi, gjykimi së bashku mund të shkaktojë probleme duke pasur parasysh që proceset gjyqësore civile zgjasin më tepër se ato penale. Sipas juristëve, kjo dosje mund të veçohet sërish për shkak se edhe gjykata nuk disponon mundësitë materiale për të zhvilluar një
gjyq të tillë.
Mediu në Gjykatë më 15 qershor
Në Gjykatën e Lartë, nga dosja e “Gërdecit ka mbetur vetëm ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Seanca e radhës për ish- ministrin e Mbrojtjes do të zhvillohet në datën 15 qershor. Fatmir Mediu do të jetë i vetëm përballë togave të zeza, pasi të pandehurit e tjerë të dosjes janë dërguar në gjykatën e faktit. Mbi ish-ministrin rëndon akuza “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009