Berisha, sot miting elektoral ne Tropoje
Kryeministri Sali Berisha ka planifikuar te zhvilloje sot paradite nje takim elektoral ne Bajram Curri, kryeqendren e vendlindjes se tij, Tropojes. Zyra e shtypit te Partise Demokratike ka konfirmuar zyrtarisht takimin e sotem i cili eshte parapare te mbahet ne oren 11.00 ne sheshin qendror te qytetit verior. Keshtu, duket se kryetari i qeverise, njekohesisht lideri i PD-se ka vendosur t'i shtrije takimet e tij elektorale ne cdo cep te vendit duke mos harruar edhe vendlindjen e tij ne te cilen nuk ka kryer takime elektorale qe prej vitit 1997. Takimi i kryeministrit Berisha me banore te Bajram Currit dhe te rrethit te Tropojes pritet te vijohet me takimet qe ai eshte planifikuar te zhvilloje ne oren 18.00 ne Krume te Hasit dhe ne oren 17.30, ne qytetin e Kukesit. Prej muaj disa muajsh ishte planifikuar nje takim i kryeministrit Berisha ne vendlindjen e tij, por burimet prane tij kane bere te ditur se takimi me heret nuk ishte zhvilluar si pasoje e nje axhende shume te ngjeshur qe ia imponon detyra e tij si kryeminister. Per seline e PD, me takimin e sotem elektoral qe pritet te mbahet ne Bajram Curri, kryeministri Berisha hedh poshte edhe akuzat e perfaqesuesve te opozites sipas te cileve kryetari i qeverise nuk mundej te vizitonte zonen e tij te lindjes si pasoje e incidenteve te shkuara qe kane ndodhur ne mitingjet elektorale te Partise Demokratike ne kete zone.