Të pandehurit e bandës së Durrësit kërcënojnë në sallë
Autori i Lajmit: red.
Kërcënimet ndaj gjyqtarëve nuk kanë qenë vetëm të fshehta e nëpërmjet telefonave. Jo larg, por vetëm një javë më parë një rast i paprecedent u shënua në seancën gjyqësore për bandën e Durrësit. Avokatët, prokurorët por edhe gjyqtarët kanë rënë pre e kërcënimeve të të pandehurve dhe përballë këtij fakti nuk ka pasur asnjë masë. Adriatrik Coli, i penduari i bandës, ka kërcënuar me plumb avokatët dhe prokurorët për shtyrjen e seancave. Ai u është drejtuar palëve ndërgjyqësore duke i kërcënuar me jetë, nëse ata do të bëheshin sërish shkaktarë për shtyrjen e seancave gjyqësore. Gjithashtu, edhe një tjetër i pandehur i është drejtuar trupit gjykues dhe në formë presioni i ka theksuar që të mos i vinin avokatë që ai nuk i pëlqen. Për këtë rast flagrant ka pasur vetëm rritje të masave të sigurisë për këtë proces, por ndaj të pandehurve kërcënues nuk është marrë asnjë masë shtrënguese apo disiplinore.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009