Kërcënohen me jetë tre gjyqtarë të Krimeve të Rënda
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Kërcënimi i gjyqtarëve
Tre gjyqtarë të Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë pre e disa kërcënimeve anonime. Emrat e gjyqtarëve nuk bëhen të ditur për arsye sigurie, por të tre gjyqtarët kanë qenë pjesë e një trupi gjykues që gjykon një prej çështjeve më të rëndësishme në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kërcënimet ndaj gjyqtarëve janë bërë dy ditë më parë dhe që prej momentit të ankimit të gjyqtarëve Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve ka rritur masat e sigurisë për të gjithë gjyqtarët e kësaj gjykate. Gjithashtu, në mbrojtje janë marrë edhe familjet e gjyqtarëve të kërcënuar, pasi edhe përmbajtja e kërcënimeve prekte familjarët e gjyqtarëve në fjalë. Për të zbardhur origjinën e kërcënimeve kanë nisur hetimet intensive dhe dyshimet kryesore janë për shkak të detyrës. Një grup i posaçëm hetimi po merret me çështjen në fjalë dhe fillimisht ka nisur verifikimin e çështjeve dhe individëve që kanë gjykuar dhe po gjykojnë këta gjyqtarë.
Masat e sigurisë
Prej dy ditësh seancat gjyqësore po bëhen nën masa të rrepta sigurie dhe kjo për shkak të kërcënimeve të kohëve të fundit që kanë marrë edhe gjyqtarë të tjerë të kësaj gjykate. Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të ruajtur, por tashmë atyre u janë dyfishuar masat e sigurisë. Në gjykatë vihet re dhe rritja e numrit të efektivëve të policisë që kanë qenë të pranishëm edhe gjatë seancave gjyqësore. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje edhe familjet e gjyqtarëve. Tre gjyqtarëve të kërcënuar u janë vënë në dispozicion edhe mbrojtja nga shteti për familjarët e tyre, për të shmangur kështu ndonjë hakmarrje të mundshme nga ana e personave të gjykuar prej tyre. Burimet zyrtare pohojnë faktin e dyfishimt të masave të sigurisë dhe sipas tyre rritja e masave të sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda është bërë për shkak të disa kërcënimeve të bëra kohët e fundit. Masat janë marrë pas një urdhri nga Ministria e Brendshme për mbrojtjen e gjyqtarëve.
Hetimet
Ende nuk bëhet me dije nëse ka ndonjë kallëzim penal në Prokurori nga ana e gjyqtarëve, por strukturat shtetërore kanë nisur hetimin për rastet e kërcënimit që në momentin e vënies në dijeni. Sipas të dhënave konfidenciale mësohet se kërcënimet ndaj një prej gjyqtarëve, i cili vazhdon të gjykojë një prej çështjeve më të rëndësishme në këtë gjykatë, janë bërë nëpërmjet telefonit, gjithashtu, po të njëjtat burime saktësojnë se kërcënimi është adresuar për në familjen e gjyqtarit. Nga hetimet e deritanishme nuk ka dalë ndonjë fakt specifik për të saktësuar se për çfarë çështje bëhet fjalë, dhe kush ka qenë individi “i pakënaqur” nga gjykimi i gjyqtarit. Në përmbajtjen e kërcënimit nuk është përmendur asnjë emër apo çështje specifike, çka ka bërë që hetimi të shtrihet në një drejtim shumë të gjerë. Ndërkaq edhe për dy rastet e tjera nuk jepen të dhëna konkrete, por ajo që bëhet e ditur është se të tre gjyqtarët kanë bërë pjesë në të njëjtin trup gjykues.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009