Policia merr në mbrotje 172 të reja, dhunohen sistemtatikisht nga bashkëshortët
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kushtet e vështira ekomonike, xhelozia apo konsumimi i alkolit janë shkaqet kryesore që kanë bërë preh të dhunës në familje 228 gra në të gjithë vendimin. Jo vetëm gratë në çiftet e sapo martuar por dhe të moshuarat janë në shënjestër të dhunës fizike brënda mureve të shtëpisë. Këta të fundit keqtrajtohen nga fëmijët e tyre, djem, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve janë përdorues lëndësh narkotike ose pijes alkolike. Burime nga policia bëjnë të ditur se në 43 raste të dhunës në familje janë prindër të dhunuar nga fëmijët, fenomen i cili është shfaqur frikshëm gjatë këtij viti. Një pjesë e konsiderueshme kanë rënë viktima të dhunës në familje, ndërsa disa të tjera kanë preferuar ti drejtohen për ndihmë policisë, për të mos u shtuar në statistikat e viktimave. Vetëm gjatë kërij 228 të dhunuara i janë drejuar gjykatës për të fituar mbrojtje. Ndërkohë nga zyra për mbrotjen e të miturve dhe dhunës në familje janë marrë në mbrojtje 172 gra.
Dhuna në familje
Dhuna ne familje merr përmasa të frikshme për policinë e kryeqytetit. Vetem në gjashtë muajt parë të këtij viti Seksioni për Mbrojtjen e të Miturve dhe Dhunës në Familje, ka marrë në mbrotje 172 persona. Shkak janë bërë denoncimet e grave dhe femijëve për keqtrajtime fizike nga bashkëshortët apo baballarët, deri me pasoja të rënda. Shifra është bërë e ditur nga burime pranë policisë sipas të cilave mësohet se përmes krijimit të kësaj zyre, nga evidentimi i rasteve është vënë re, se dhuna në familje është një fenomen negativ në shoqerinë shqiptare dhe shfaqet me të gjitha format e saj, deri në ekstrem, duke u bërë gjithmonë e më i ndjeshëm. Ligji i ri për Dhunën në Familje, ka ndëshkuar deri më tani mbi 100 persona dhe janë marrë në mbrojtje 144 persona nga policia që i ka larguar nga rreziku që shfaqej në të gjitha format, dhunë fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike.
Shkaqet
Kushtet e vështira ekonomike konsumini i alkoolit dhe drogës, janë shkaqet kryesore që shtyjnë burrat drejt dhunimit të familjes. Ky konkluzion jepet nga zyrtarë të policisë që kanë analizuar shkaqet për çdo rast denoncimi që është bërë në komisariatet e Tiranës. Pikërisht për të minimizuar këtë fenomen, është duke u bashkëpunuar me një sërë Shoqatash Jofitimprurese, të cilët ndihmojne duke dhe në asistencën e tyre. Një tjetër fakrot është dhe papunësia edhe migracioni i brendshëm. Gjatë këtij të fundit, shumë njerëz të ardhura nga zona rurale për arsye të prapambetjes, varfërisë, apo dhe mungesës së kulturës, kryejnë akte të dhunshme brenda familjes. Një gjë e tillë, sipas psikologëve, shpjegohet se, me këta njerëz pasi ndodh diçka brenda familjes, për mungesë kulture, nuk bëjnë denoncim por vazhdojnë me mënyrat e dhunës. Rritja e dhunës brenda familjes është një problem i cili vitet e fundit në Shqipëri, ka arritur shifra të larta.
228
gra kanë kërkuar ndihmë nga policia për shkak të dhunës sistematike të ushtruar ndaj tyre brenda mureve të shtëpisë
43
të moshuar janë bërë preh e dhunës në familje. Autorë të torturave janë fëmijët e tyre, përdorues droge
172
gra të dhunuara sistematikisht janë marrë në mbrojtje nga forcat e policisë pas denoncimit të rasteve të dhunës
Standartet ligjore
Standardet ligjore ndërkombëtare ndalojnë qartë dhunën në familje, sidhunim i të drejtave njerëzore kryesore dhe lirive themelore, të mëposhtme, të garantuara nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut për të gjithë individët:
1. E drejta për barazi
2. Liria nga diskriminimi
3. E drejta e jetës, lirisë dhe sigurisë personale
4. Liria nga tortura dhe trajtimet mizore, çnjerëzore ose poshtëruese
5. E drejta e njohjes si një person para ligjit
6. E drejta për barazi përpara ligjit
7. E drejta për mjete juridike nga gjykata kompetente
8. E drejta për barazi në familje
9. E drejta për standardin më të lartë të arritshëm, për shëndetin fizik dhe mendor
Legjislacioni
Legjislacioni shqiptar për dhunën në familje përbëhet nga dispozita procedurale dhe
materiale të parashikuara në:
1. Kodin Penal
2. Kodin e Procedurës Penale
3. Kodin e Familjes, si dhe
4. Ligjin për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare
Kodi Penal parashikon dispozita për sa i përket trajtimit të veprave penale, përfshirë këtu vrasjen, plagosjen, dëmtime të tjera me dashje, marrëdheniet seksuale me dhunë, etj. Kodi Penal dhunën në familje nuk e përmban si figurë të veçantë të veprës penale. Megjithatë, si rrethanë rënduese, ai parashikon çdo vepër penale që kryhet ndaj fëmijëve, grave shtatzëna, personave me paaftësi, përsëritjen e dhunës në familje në mënyrë sistematike, ose veprën që kryhet duke përfituar nga marrëdhëniet
familjare.
Parandalimi i dhunës
Kordiminin dhe bashkërendimin e strategjive dhe përpjekjeve ekzistuese të të gjitha departamenteve dhe institucioneve qeverisëse të ministrive të ndrys hme dhe organizatave jo-qeveritare nën një të vetme për të parandaluar dhe luftuar dhunën në familje. Parandalimi i dhunës në familje angazhon struktura të ndryshme publike dhe private për të diskutuar dhe zgjidhur çështjet e arsimimit, shëndetit, punësimit, drejtësisë, familjes, fëmijëve, të moshuarve, të shërbimeve sociale, për më tepër proçesit të zhvillimit të një shoqërie. Strukturat ligjbërëse dhe ekzekutive dhe organizatat jofitimprurëse, kanë të gjitha funksione specifike dhe strategjia kombëtare dhe plani për veprim i unifikojnë këto dhe ndajnë detyrat dhe përgjegjësitë e secilit.
Dhuna në familje, kundrejt pjesëtarëve të ndryshëm të saj, bën që në shumë raste përdhunimi dhe ngacmimet seksuale të adresohen në mënyrë të veçantë nga ligji, ndërsa rrahja dhe neglizhimi i fëmijëve në një mënyrë tjetër. Një strategji e kombëtare do të bënte që të gjitha format e dhunës në familje të identifikoheshin, të përcaktoheshin saktësisht shkaqet e kësaj dhune dhe të prezantoheshin mënyrat se si ky problem kaq kompleks do të adresohej nga ligji, politikat sociale dhe programet që do të realizoheshin nga të gjitha grupet e interesit. Strategjia
Masat e policisë
1. Të gjitha format e dhunës në familje janë të adresuara në mënyrën e duhur;
2. Të gjitha nevojat (kulturore, etnike, gjeografike, etj) të viktimave të dhunës janë të adresuara;
3. Ekziston dhe implementohet një përqasje të që ndrueshme dhe koherente për të parandaluar dhunën në familje;
4. Një pjesë e buxhetit të shtetit përdoret për të parandaluar dhe adresuar dhunën në familje.
Ky lajm është publikuar: 15/06/2009