E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja "Gërdeci" mbërrin në Gjykatën e Tiranës

 

Ish-ministri i Mbro-jtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar nga prokuroria si për-gjegjës për shpërthimin e në Gërdec mbeti de jure dhe de fakto dje i vetmi i pandehur për t'u gjykuar në Gjy-katën e Lartë. Dosja penale e 28 personave të tjerë të akuzuar për të njëjtën ngjarje u "zhvendos" dje në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Plot 19 ditë pas vendimi të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, që ndau të pandehurit e tjerë nga ish-ministri dhe i dërgoi ata për gjykim në shkallën e parë, dosja u depozitua në këtë gjykatë. Pas dorëzimit të dosjes në sekretarinë e dhomës penale në Gjykatën e Tiranës, ditën e sotme pritet të hidhet shorti elektronik, që do të përzgjedhë treshen që do ta gjykojë atë. Dosja me një volum prej 28 mijë faqesh është dërguar për në gjykatën e kryeqytetit dje pak para mesditës. Rreth orës 11:40 materialet e dosjes të ndara në 4 kuti kartoni të mbështjella me ngjitës natriban janë futur në një makinë të gjykatës para godinës së Gjykatës së Lartë. Në vijim me praninë edhe të një punonjësi sigurie dosja është nisur drejt Shkallës së Parë. Edhe pse kane kaluar më shumë se dy javë nga vendimi që veçoi 29 të pandehurit e tjerë nga ish-ministri Mediu, dosja në ngarkim të tyre vetëm dje mundi të niset në gjykatën ku ajo do të shqyrtohet. Sipas burimeve pranë Gjykatës së Lartë mësohet se shkak për vonesën ishte volumi i madh i saj, që për rrjedhojë sillte vështirësi fizike në fotokopjimin e materialeve të dosjes. Pjesë e dosjes që do të gjykohet në shkallën e parë janë edhe 4 të arrestuarit për ngjarjen e 15 marsit 2008, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxolli dhe Sokol Gjeçi. Ndërkohë që shqyrtimi i kësaj dosjeje në shkallën e parë sjell edhe problematikën e gjetjes së një salle gjyqi që mund të përballojë numrin e madh të së pandehurve dhe avokatëve që janë pjesë e saj. Sipas burimeve zyrtare mësohet se të dy gjykatat do të marrin ne pyetje gjatë shqyrtimit gjyqësor të njëjtët dëshmitarë. Ata duket se do të jenë të detyruar të paraqiten njëherë në Gjykatën e Lartë e më pas në Gjykatën e Tiranës për të dhënë deklarime në lidhje me tragjedinë e Gërdecit dhe rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur. Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se më shumë se 490 persona janë në listën e dëshmitarëve për të cilët është kërkuar thirrja në gjyq për të dhënë shpjegime në lidhje me tragjedinë. Dosja penale e tragjedisë së Gërdecit u dërgua në gjykim më 13 mars 2009 nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila mbajti në hetim edhe pesë procedime të tjera penale, që lidhen me një trafik të mundshëm fishekësh dhe korrupsion e abuzime të tjera në tregtinë e armëve nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit. Ish-ministri Mediu tashmë do të gjykohet i vetëm në Gjykatën e Lartë, ndërsa të akuzuarit tjerë për ngjarjen e rëndë pritet të ulen në bankën e akuzës në Gjykatën e Tiranës.                                       ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›