Dosja Kastrati, burg përjetë Qamil Rexhës
Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot dënimet ndaj vëllezërve Rexhaj, të akuzuar për rrëmbim me pasojë vdekjen dhe vrasje me paramendim ndaj mjekut të Hasit, kreut të PD-së së këtij rrethi, Behar Kastratit.
Gjatë seancës u vendos që një prej vëllezërve, Qamil Rexha u dënua me burgim të përjetshëm; vëllai i tij Abedin Rexha u dënua me 25 vjet heqje lirie, kurse Ibrahim Geca u dënua me 20 vjet burg, sepse prishi kontratën e vendosur me organet e drejtësisë për bashkëpunim.
Ngjarja ka ndodhur më 7 korrik të vitit 2005, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, ku viktima Behar Kastrati ishte rrëmbyer nga vëllezërit Rexha dhe më pas është gjetur i vrarë poshtë një ure në lumin Drin, në 28 gusht të po këtij viti.
Vrasja e Behar Kastratit sipas dyshimeve të vërtetuara nga drejtësia është hakmarrje ndaj mjekut pas vdekjes së vëllait të tyre në spital, ku natën e vdekjes ishte mjek roje, Kastrati.