Morali qeverisës që shpërfaqet tek një buxhet investimesh

Si qytetar shqiptar, si anëtar i këtij Parlamenti dhe njëkohësisht pjesëtar i një familjeje që ka dhënë jetë për çështjen e Kosovës, ndjej obligimin të apeloj fort kundër vendimit të brendshëm të Këshillit të Sigurimit që mbështet planin 6 pikësh të Ban Ki Moo-it dhe, njëkohësisht të mbështes rezolutën e dy komisioneve parlamentare, të Parlamentit shqiptar dhe të atij të Kosovës, që mendoj se është momenti që kjo rezolutë të kalojë edhe në Parlamenti shqiptar, si edhe çdo zgjidhje ndërkombëtare në respekt të Kushtetues së Kosovës, në respekt të institucioneve të saj.
Dy fjalë për buxhetin që do të miratojmë. I kam ndjekur të gjithë diskutimet e maxhorancës dhe të opozitës për buxhetin e vitit 2009 dhe rezultoi se asnjë anëtar i opozitës nuk tregoi as respektin më të vogël për këtë buxhet që paraqet sot maxhoranca dhe Qeveria “Berisha”. Është normale që anëtarët e opozitës të jenë kundër buxhetit të shtetit, por e papranueshme që asnjëri nuk doli nga statusi i të qënit opozitar dhe me realizëm të shikonte ndryshimet dhe të jepte pozitivitetin që ka ky buxhet për të gjithë shqiptarët. Buxheti që diskutuam ishte më i madhi i Qeversë së maxhorancës dhe është sa dyfishi i buxhetit të qeverisë së majtë. Ai merr përsipër të mbështesë të gjithë prioritetet e zhvillimit të vendit: arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë rrugore, pagat dhe pensionet dhe besoj se në këtë buxhet gjejnë mbështetje të majtë e të djathtë, pa dallim, pa vlerësuar hartën politike, siç është përdorur nga qeveritë e majta dhe shembull për këtë, unë do të flas më poshtë, është qyteti i Kavajës që në 8 vjetët e qeverisjes së PD-së, pavarësisht se pjesa më e madhe të komunave administroheshin dhe drejtoheshin nga përfaqësues të së majtës në këto zona për 8 vjet ka pasur zero lekë investime, krahasimisht me një bum investimesh që ka pasur nga viti 2006-2009 për Qeverinë në drejtimin e zotit Berisha janë realisht rreth 35 milionë euro investime.
Të detajuara do t’i them më poshtë, pasi është bërë normale që të dalin deputetët dhe të përcaktojnë këtu që ka apo nuk ka investime. Ky është një realitet dhe lehtësisth i verifikueshëm.
Për Kavajën gjatë këtyre 3 vjet është bërë rrjeti 20 kilovolt për qytetin dhe për komunat përrreth me një vlerë 6,5 milionë euro. Spitali rajonal, i cili përfundon në prill-qershor të vitit 2009, 7 milionë euro. Unaza e qytetit 1,8 miliardë lekë, kanalizimet e ujërave të zeza 3 milionë euro, hyrja e qytetit nga superstrada në qendër 2,5 miliardë lekë; ujësjellësi, me shpimet e reja në Kalush i planifikuar për buxhetin 2009, 1,8 miliardë lekë; shkolla 9-vjeçare e qytetit të Kavajës rreth 80 milionë lekë, pallati i kulturës që që ka nisur punimet me 1,7 miliardë; rrugë të bredshme nga grantet konkurruese afrësisth 7 miliardë lekë; banesa sociale 90; ujësjellësi i Maskurisë 3,5 milionë euro; rruga e Bregut-Qerret, 50 milionë euro; sistemi 10 kiliovolt i elnergjisë elektrike (këtë besoj se e dini se keni ehde vetë banesa në zonën e plazhjit) 3,5 milionë euro; 20 kilovotëshi për fshatin Synej-Rrakull; kanalizimet e ujërave të zeza në fshatra për të bërë të mundur që edhe fshtarat të kenë urbanizim. Ujësjellësi i fshatit Synej, 70 milionë lekë; rruga e Spillesë deri në breg të detit 2 miliardë lekë; rruga Synej-Bagod edhe kjo një rrugë turistike me 50 milionë lekë, të gjitha rrugët e brendshme të fshatrave dhe premtimi i doktor Berishës që çdo qendër fshati të lidhet me asfalt me rrugët kryesore dhe çdo komunë të ketë unazë të asfaltuar për të gjithë fshatrat.
Për rrethin e Kavajës deklaroj këtu që është bërë realitet dhe në të gjitha komunat e rrethit të Kavajës me një përgjegjësi të madhe sot këto investime kanë bërë të mundur që “koha për ndryshim” të jetë bërë realitiet. Shqipëria ka ndryshuar dhe Kavaja është një nga këto tregues.
Fjala e njërit nga deputetët e Kavajës, në seancën plenare, ku u mbajt debati për miratimin e projektbuxhetit të vitit 2009
“Vetëm, jemi të padukshme...
Së bashku, bëhemi të pamposhtura...”
...