E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja “Kompas”, Gjykata e Lartë: Rigjykim për 2 të pandehur

TIRANE- Gjykata e Lartë vendos të rikthejë për rigjykim dosjen penale ndaj Arjan Selimit dhe Arjan Shabanit, dy nga të akuzuarit e dosjes ‘Kompas’. Kolegji penal gjatë shqyrtimit të dosjes ka konstatuar shkelje të shumta proceduriale ndaj ka vendosur që dosja të rishikohet nga e para në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por me një tjetër trup gjykues.

Për 6 të pandehurit e tjerë, Muhamet e Blenard Fejzullau, at e bir, Fatmir Kuçi, Dritan Kuçi, Kujtim Popoçi, Petraq Avrami vendimi është lënë në fuqi.
Më 11 janar të 2008 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor tetë të pandehurit për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Të pandehurit kanë mohuar akuzat dhe apeluan cështjen në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda e cila vendosi të linte në fuqi vendimin e mëparshëm.
Sipas Prokurorisë të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin drejt Italisë sasi të ndryshme narkotikësh, e cila sillej fillimisht nga Turqia në Shqipëri.

Nën këtë akuzë u arrestuan mjaft persona në Tiranë dhe Itali, por shumë shpejt në qeli mbetën vetëm të pandehurit, pasi autoritetet italiane e kanë përfunduar shumë kohë më parë procesin ndaj pjesës tjetër të grupit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›