E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen: Të përmirësohen marrëdhëniet Serbi-Nato

BUKURESHT- Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Anders Fogh Rasmussen theksoi sot në Bukuresht se dëshiron një përmirësim të marrëdhënieve mes NATO-s dhe Beogradit.
"Do të dëshiroja vërtet një marrëdhënie më të mirë mes Serbisë dhe NATO-s'', theksoi ai në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Rumani.
Sipas një sondazhi të publikuar në muajin shkurt nga agjencia ''Medium Gallup'' pjesa më e madhe e serbëve kundërshtonin anëtarësimin e vendit të tyre në NATO, veçanërisht për shkak të bombardimeve të kryera më 1999 nga Aleanca Atlantike për të rrëzuar Slobodan Milosheviçin.
Marrëdhëniet e Beogradit me NATO-n janë përmirësuar gradualisht që prej rrëzimit të regjimit të Milosheviçit në vitin 2000.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›