E Diel, 1 Nëntor 2026

Pukë, zjarri shkrumbon banesën, familja në qiell të hapur

PUKE- Një zjarr i papritur ka shkrumbuar tërësisht një banesë në fshatin Qerret të Pukës, duke lënë në qiell të hapur 6 anëtarët e familjes Qarri. Për fatin e tyre të mirë, ata kishin dalë të punonin tokën kur janë njoftuar se shtëpia e tyre po digjej.

Këtë e tregon edhe vetë kryefamiljari, të cilit tashmë vec mërzitjes për dëmin e shkaktuar i duhet të mendojë për një strehë tjetër për familjen e tij.

Flakët janë përhapur me shpejtësi brenda pak castesh në të gjithë shtëpinë , aq sa edhe ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka shmangur dot djegien e plotë të saj.
Ndërkaq grupi hetimor ka vijuar hetimet për shkakun e rënies së zjarrit , por paraprakisht mendohet se shkëdija ka ardhur si pasojë e luhatjes së energjisë elektrike.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›