"Rama e nisi procesin duke ngrene ngjala, e perfundoi punetor skene te Spiropali"
Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, Astrit Patrozi, e ka cilesuar si diletant qendrimin e liderit te PS ne procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit. Sipas tij, kreu i PS-se beri gafa te renda per nje politikan, duke mos qene i qarte ne kerkesat e PS. "Ishte nje gafe apo gabim i rende i z.Rama per gjithe rrugen qe ndodhi procesi dhe per te gjithe ate qe arriti apo nuk arriti opozita, apo meritoi ai ne fund te ketij procesi, sepse eshte dilentateske, eshte nje politike infaltive qe ta nisesh procesin duke ngrene ngjala ne nje vend qe s'ka lidhje me institucionet qe zgjedhin Presidentin e Republikes dhe ta perfundosh ate si punetor i skenes se Spiropalit, kjo ishte flurudha e Edi Rames ne procesin e zgjedhjes se presidentit", - u shpreh Patozi dje ne nje interviste ne televizionit "Vizion Plus". Patozi ka deklaruar se vota kunder Nishanit ishte e deputetit Gazment Oketa, ndersa koalicioni me LSI-ne funksionoi. Sipas tij, ish-kreu i PS-se, Fatos Nano, nuk mund te kandidohej nga PS, ndersa Rama solli si kandidat nje emer qe s'kishe asnje lidhje me PS-ne. Duke folur per ndryshimet ne qeveri, Patozi shprehet se Ministria e Brendshme i takon Partise Demokratike.
Z.Patozi, me zgjedhjen e presidentit te ri, a keni permbushur nje nga ngjarjet kryesore te vitit, por edhe nje nga angazhimet tuaja te rendesishme ne radhe te pare?
Nuk mund ta them keshtu, pasi ne nuk e konsiderojme zgjedhjen e presidentit si nje trofe, per te cilen ne duhet te parakalojme me trimfalizim dhe pala tjeter te ule koken sikur ka humbur nje lufte apo beteje. Sepse nuk eshte keshtu dhe pikenisja e ketij procesi nuk ka qene i tille. Mazhoranca nuk u nis ne kete proces per te mundur opozites, por t'i jepte vendit nje zgjidhje qe te kishim nje president te shqiptareve dhe aspirates se tyre. Besoj se kemi arritur ne nje rezultat optimal, pavaresisht se ne nje fare menyre zgjedhja e z.Nishani mund te konsiderohet si aksidentale jo nga cilesia. Cilesia e produktit eshte ekselente. Ne patem dy shkrepje boshe, sic ishte ajo e z.Zaganjori dhe z.Hoxha. Ne shkuam ne tryeze me 4 emra, njeri u votua. Ne nuk zgjodhem rrugen me te shkurter per te arritur tek presidenti, por zgjodhem rrugen e negociatave qe te arrijme tek optimalja. Jam i bindur se qe te tre po te votoheshin, do te kishin marre votat e duhura.
A ka qene e gjitha e skenuar qe ju te dilnit tek deklaratat e z.Berisha qe do te kishim nje drejtues te PD-se si kandidat per president?
Absolutisht nuk ka asnje konspiracion dhe tentative komplometiste per te bere sikur ne zgjedhjen e presidentit per te ardhur ne nje zgjidhje qe eshte me afer PD-se. Jo dhe jo. Kete s'e kam degjuar as nga PS-ja. Mund te kete pasur thashetheme ne kafene, per mua kjo nuk ka rendesi fare. Ne hyme me deshiren e mire ne proces qe te perfshihej edhe opozita.
Sa e sinqerte ka qene PD ne perpjekjet e saj per te zgjedhur nje president konsensual?
Besoj se kemi qene te sinqerte dhe transparent qe ne momentin qe u hap procedura per zgjedhjen e presidentit. Jane bere analogji te shumta me zgjedhjen e z.Moisiu. Por nuk kane asnje lidhje te dy kohet. Kjo per faktin se opozita u ul ne tavoline, pasi mazhoranca nuk e zgjidhte dot vete dhe ishte e detyruar te ulej me opoziten per ta zgjedhur presidentin. Mazhorances i ishte dhene mundesia per te qeverisur, por jo per te zgjedhur presidentin. Ndaj, analogji mes dy koheve nuk mund te kete, aq me teper ne ne mes kishim dhe ndryshimet kushtetuese. Nuk ka bir te Zotit qe lind me tiparet apo karakteristikat e presidentit, por behet kur votohet sic e kerkon Kushtetuta dhe vetem atehere ka te gjitha atributet per te qene president.
Z. Zaganjori pati deklaruar se do te ishte ne gare ne 3 raundet e par, me pas do te shikoj. Keni pasur ndonje dijeni apo skenar lidhur me kete deklarate te tij?
Historia nuk eshte tamam keshtu. Eshte pak me e ndryshme. Mazhoranca ka qene e papergatitur nga doreheqja e z. Zaganjorit. Ne kemi qene plotesisht te bindur se edhe ne raundin e katert do te shkonim per ta votuar. Por fakti qe u terhoq nuk ka nevoje te komentohet, pasi ne menyre lakonike, fare te qete kendveshtrimin e tij lidhur me doreheqjen, por dhe kandidimin. Ndaj, nuk ka nevoje ta tjerrim.
Ju e moret vesh nga mediat terheqjen e z. Zaganjori?
Po e kemi marre vesh nga mediat qe do te thote se nuk u konsultua me mbeshtetesit e tij para se te bente kete xhest qe eshte xhest i forte. Por tek e fundit dikush thote se kjo eshte shenje dobesie, dikush thote eshte shenje integriteti. Une jam per te dyja. Pasi shenje integriteti eshte se z. Zaganjori kerkoi edhe mbeshtetjen e opozites dhe mungesa e saj, sipas tij, ne start do te ishte nje paragjykim dhe do ta shoqeronte edhe gjate 5 viteve ne presidence. Eshte nje argument i drejte. Ka te tjere qe mund te thone se z. Zaganjori nuk mund te largohej nga nje beteje, e cila ishte gati ne finishin e saj, sepse ne loje ishte mazhoranca dhe Kushtetuta. Keta zera i meshojne faktit se kandidatura duhet te jete nga politika dhe eshte e rrahur dhe e temperuar ne te tilla presione dhe e pergatitur per te perballuar edhe ne rrethana te jashtezakonshme.
Eshte nje lloj konkluzioni qe edhe z. Kuko ne 2002 nuk e perballoi dot presionin, as ne 2007-n?
Per fat te mire po, sepse rrethanat erdhen te tilla qe ne zgjodhem President te Republikes nje politikan te sprovuar dhe nje shtetar te sprovuar.
Para se te shkojme tek politikani i sprovuar, si shkuat tek kandidatura e z. Artan Hoxha?
Ne shkuam tek z. Hoxha te njejten logjike qe kishim shkuam me pare tek z. Zaganjori. Pra, ne ate buqeten e kandidaturave qe ne hodhem ne tryezen e opozites me z. Rama dhe me z. Ruci, ne zgjodhem te larguarin nga politika e mazhorances, me te largetin nga politika aktive e mazhorances, pasi ishin dy ministra dhe nje keshilltar dhe nje perfaqesues te shoqerise civile dhe me te afertin me opoziten, pasi meqe opozita ishte prirur per konsensus mund te zgjidhte ose njerin ose tjetrin. Per mua beri shume gabim dhe nuk dua te bej pergjegjese gjithe opoziten apo popullin opozitar. Ishte nje gafe apo gabim i rende i z. Rama per gjithe rrugen qe ndodhi procesi dhe per te gjithe ate qe arriti apo nuk arriti opozita, apo meritoi ai ne fund te ketij procesi, sepse eshte dilentateske, eshte nje politike infaltive qe ta nisesh procesin duke ngrene ngjala ne nje vend qe s'ka lidhje me institucionet qe zgjedhin Presidentin e Republikes dhe ta perfundosh ate si punetor i skenes se Spiropalit, kjo ishte flurudha e Edi Rames ne procesin e zgjedhjes se presidentit.
Keto ngjala i hengri aleati juaj...
Nuk ka kurrfare rendesie dhe ka bere shume mire aleati yne. Eshte treguar shqiptar bujar qe ka pranuar ne shtepine e tij ate qe i ka trokitur ne dere. A je ketu o zoti i shtepise? - Po ketu jam. - Me keto qe kam, hajde te kalojme nje nate, - dhe e beri shqiptarce. Nuk jam kunder komunikimit, jam per te gjitha llojet e komunikimit, qofte dhe me dreka dhe me ngjala. Komunikimi mes politikaneve eshte shenje emancipimi. I pranoj te gjitha format ne nje politike europianiste. Por Rama e nisi mbrapsht dhe e bitisi mbrapsht, ky ishte produkti, sepse e konsideroi beteje, ndersa ne i thame qe ky ishte nje proces dhe do te ndiqte rrugen kushtuese dhe ashtu ndodhi. Por Rama hyri ne kete proces per te rrezuar qeverine dhe jo vetem nuk e beri, por per shkak te tij hyme tek zgjidhja fillestare, apo tek deshira fillestare e z.Berisha apo dhe mazhorances, tek nje figure e spikatur politike.
Nuk shkuat tamam tek ajo qe deshironit...
Ne shkuam tamam per sa kohe une e theksoj qe z. Nishani eshte nje figure e spikatur, nje shtetar i sporvuar, qe ka dhene disa prova integriteti dhe serioziteti gjate gjithe ushtrimit te detyrave qe ka pasur gjate gjithe ketyre viteve, ndaj ne nuk mund te kemi asnje lloj dyshimi se na pret nje presidence dinjitoze. Kete e them me bindje te thelle, pasi e kam vleresuar shume qe shume figura te opozites, jo z. Rama i kane shprehur vleresimet e tyre dhe z. Nishani i ka te gjithe parametrat per te qene president i vendit. Ndaj nuk e konsiderojme si trofe lufte presidenca apo presidenti i zgjedhur per PD-ne tek z. Nishani do te shikojme presidentin e te gjitheve. Pra, eshte ekuidistant me poziten, opoziten apo cdo garues tjeter.
E ka dorezuar teseren e partise z. Nishani?
Kjo ka pak rendesi. Nese ju e doni qe ta beje ne menyre simbolike, ai e ben. Praktikisht, sot, z. Nishani sot eshte president i zgjedhur, por ne nuk jemi mesuar me kete term. Ne SHBA eshte nje term shume familjar, ne Amerike apo ne vendet e tjera, per ndryshimet kushtetuese qe dhane produktin e pare, na bene edhe nje te mire tjeter qe na futen ne traditen anglosaksone. Ne Amerike presidenti zgjidhet 2 muaj para dhe presidenti ne detyre vazhdon detyren dhe kjo eshte nje kohe per transferimin e pushtetit. Mbaj mend qe me pare presidentet kane shkuar ne detyre, pasi parlamenti i ka zgjedhur nje dite apo dyte, dhe kane qene krejtesisht te papergatitur. Kjo eshte e mjaftueshme qe z.Nishani te shkoje i pergatitur me kapacitet te plote.
Cfare ndodhi me z. Hoxha, u bene gati flete e votimit, por realisht cfare ndodhi, kishte te bente me te shkuaren e tij, apo lufte te brendshme brenda PD-se?
Mendoj se ajo qe publiku pret tashme eshte bere e qarte. Ndaj mos prisni prej meje qe te futem ne detaje te nje historie te pakendshme, e cila, sipas meje, eshte e iniciuar politikisht nga te njejtet njerez qe detyruan z. Zaganjori qe te terhiqej nga gara. Ishte e njejta logjike, u perdorur te njejtat artileri te renda per te krijuar nje traume ne zgjedhjen e presidentit. Z. Hoxha i ka bere vete te dituar arsyet e largimit. Por ajo qe ndodhi ishte e papritur, ishte ne nje fare menyre nje beteje e piset per ta ndotur procesin e zgjedhjes se presidentit duke pasur sigurisht nje target z. Hoxha qe ishte kandidati per president.
Duhet te jeni me te kujdesshem ne perzgjedhjen e kandidaturave?
Nese ne do te nxirrnim nje konkluzion nga e gjithe kjo histori me pas kuinte, kjo eshte vetem nje fjali: qe presidenti eshte kryepolitikan, i takon ne radhe te pare politikes dhe e kunderta eshte perjashtim. Ne nuk mund te kthejme ne rregull nje veteperjashtim. Rregulli duhet te jete qe politika duhet te zere karrigen e kreut te larte te shtetit.
Kjo ka qene arsyeja qe keni refuzuar kandidaturen e z. Sander Lleshi?
Ne dhame disa shembuj qe me gjithe lojen e piset te opozites per t'i asgjesuar si kandidatura, se pse politika eshte me mire qe ta synoje dhe historia e tregoi. Produkti ishte i tille dhe kjo e perligj kete qe po them. Por imagjino se sa larg do te ishim ne ne rast se do te kishim nje kandidat per president nje thjesht ushtarak. Une kam respektin maksimal per gjithe sherbetoret e shtetit edhe per ushtaraket gjithashtu, por nuk mund te mos them se nje ushtarak eshte shume me pak se nje diplomat dhe nje gjyqtar njekohesisht. Nje ushtarak, ndoshta, eshte me pak per te qene sesa nje diplomat vetem dhe se nje ushtarak eshte gjithsesi shume me pak sesa nje perfaqesues i shoqerise civile qe ka pasur karriere politike dhe reformash. Dhe kjo ka qene arsye qe ne pa hyre fare ne merite, nuk kemi hyre ne merite, madje nuk e njoh personalisht z. Lleshi, di qe eshte zv.shef i shtabit te FA-se.
Dhe qe e ka propozuar z. Kadare?
Eshte nje vlere e shtuar fakti qe eshte propozuar nga z. Kadare per vete meritat e tij te padiskutuara te njohura edhe nderkombetarisht, por eshte shume pak. Sepse ne po krijonim modelin qe ishim nje republike ushtarake, pasi na qellonte qe kandidatin per president konsesual qe ne vitin 2002 e deri me sot ta propozonin nga radhet e ushtrise. Por ne ndryshim me z. Mosiu, z.Lleshi kishte shume me teper deficenca. Pavaresisht se Moisiut i pelqente qe ta konsideronin si ushtarak, sepse edhe nderonte ushtarakisht, duke qene dhe Komandant i Forcave te Armatosura, perpiqej te shlyente disa borxhe te vjetra qe nuk i kishte bere kur kishte qene i ri duke u bere president, por, ne fakt, kjo eshte ana qesharake e profilit te presidentit ne 2002. Por Mosiu nuk propozua se ishte ushtarak, por kishte qene edhe minister, edhe zevendesminister, pra kishte karriere politike. A ka njeri sot te thote se z.Nishani eshte ushtarak. Eshte shkeputur qe ne vitin '97 dhe ka nje karriere te pasur politike. Gjithsesi, kjo eshte plus qe ka qene ushtarak, sepse eshte dhe komandant i FA.
Eshte thene se z. Berisha u eshte drejtuar deputeteve se, nese nuk votojne kandidatin Nishani, do te kishte zgjedhje te parakohshme?
Po, eshte thene dhe eshte plotesisht e vertete dhe ketu nuk ka asgje dramatike. Sepse, ne radhe te pare, per te shkuar tek kandidatura e z. Nishani ishte shume me e lehte pas terheqjes se dy kandidateve te saj dhe mazhornaca kishte te drejte te zgjidhte kedo nga politika. Mundesia e dyte ishte qe mos t'i ikte serioziteti procesit dhe ne cuam 4 emra ne tryezen e opozites, sepse ishin me te pranueshem se te tjeret. Imami kishte punuar me te dyja palet, Nishani kishte marre vleresime edhe nga z. Rama per punen e tij. Hoxha per kontributin e dyanshem etj. Pra, ne kishim dy rruge, ose do ta rrezonim tavolinen ose ne i qendrojme tavolines, qe presidentin e duam afer opozites dhe jo larg nesh. Ky ishte kushti. Pra, te gjenim dicka te mesme, qe te mos provokonim opoziten, por drejt nje zgjidhje te pranueshme.
Pse si ultimatum?
Jo, nuk eshte ultimatum. Ky eshte nje sqarim qe cdo udheheqes politik ka per detyre ta beje me bashkepunetoret e tij. Jo te gjithe jane te vemendshem qe te lexojne cdo rresht te Kushtetutes. Ky ishte nje pershkrim se si dhe drejt kujt po shkojme. Po thoshte se, nese nuk e zgjedhim, edhe Kushtetuta e thote qarte se do te shkojme drejt zgjedhjeve te parakohshme.
Sa prane zgjedhjeve te parakohshme ishim ate dite?
Asnje milimeter prane. Pra, qindra vite drite larg. E them me bindje te plote. Kisha bindjen se ne cdo votim, do te merrnin te njejtin numer votash. Nuk ka me te forte se instinkti i deputetit ne momente kulminate dhe e kisha bindjen se ky instinkt do te prevalonte mbi cdo lloj endrre, zhgjendrre, ambicie, skenari, hatermbetje qe gjithsesi jane veti njerezore.
Ka pasur hatermbetje brenda PD-se?
Jo, nuk e besoj. Por e kam ne pergjithesi, ambicia presidenciale eshte nje gje shume njerezore, sidomos per politikanet, sepse eshte kulmi i karrieres dhe asnje nuk mund te privohet nga stacioni i fundit.
E dini se kush eshte vota kunder Nishanit?
Sigurisht. Vota kunder eshte e z. Oketa, ndersa dy fletet e bardha jane te z. Dule dhe z. Islami. Diferenca mes Dules dhe Islamit eshte se i pari e beri publike, ndersa Ismali ishte me strikt, respektoi proceduren, por e ka thene qarte se do te abstenonte. Te dy keta deputete, pavaresisht e nuk votuan per Nishanin, moren pjese ne proces dhe u distancuan nga mospjesemarrja. Te tjeret ishin deshmitare. Islami i larguar perdhunisht nga PS-ja respektoi procedurat dhe jo si opozita qe ishin thjesht deshmitare. Gjithsesi duhet pranuar se votimi per presidentin ishte nje skaner per mazhorancen.
LSI e nisi si proces dhe e perfundoi si pazar zgjedhjen e presidentit, nisur nga deklaratat se do te votonte vetem nje president konsensual, nderkohe qe ne fund e votoi?
Absolutisht jo. Ka qene nje qendrim parimor. Parimesi e plote. Nuk ka pasur asnje rrjedhje votash dhe asnje rrjedhje qendrimesh. Ne zbatuam marreveshjen PD-LSI.
A ndikon ne marrjen e statusit te vendit kandidat moszgjedhja e presidentit konsesual?
Nuk ndikon, sepse ne jemi te hapur per bashkepunim me opoziten. Madje, duke nisur me heqjen e imunitetit. Qe javen qe vjen te ulemi dhe te ndryshojme Kushtetuten dhe te heqim imunitetin. Sa i perket reformes zgjedhore, Rama kerkon ta perdore per ta rrezuar qeverine dhe ne menyre qe ta deshtoje statusin e vendit kandidat. Qofsha i gabuar ne kete bindje qe kam, nga ajo qe lexoj tek pala tjeter.
Fatos Nano ka pasur ndonje shans per te qene kandidat apo per te qene president?
Z. Nano nuk ka pasur asnje shans per te qene nje president konsesual, por ka pasur shans per te qene kandidat i PS-se, te cilen e themeloi dhe e drejtoi per te pakten 15 vjet. Nese opozita do te kishte ardhur ne tavoline me nje numer normal kandidatesh, serioze, personalitete te gjithepranuara dhe te njohura te gjithe shoqerise shqiptare, sigurisht do te thosha se Nano nuk kishte pune mes tyre. Por, ne castin qe z. Rama e ka sjelle ne tavoline vetem emrin e z. Lleshi, askush ne tryeze nuk e njihte, madje edhe vete ai nuk e njihte, por tha keshtu me ka thene z. Kadare, se ky eshte, sigurisht z. Nano ka te drejten e gjithe botes qe te ndjehet i lenduar po keshtu edhe cdo socialist qe mund te mos e doje z. Nano. Sepse te pakten me perfaqesues i PS-se se z. Lleshi, ishte. Por sigurisht qe Nano nuk mund te ishte i propozuar i PD-se, dhe nuk besoj se ai e ka pretenduar kete, sepse z. Nano me te mirat dhe te keqijat e tij eshte nje politikan profesionist, me eksperience shume te gjate, ka bere gjeste liberale dhe te admirueshme ne politiken shqiptare, por shquhet dhe per inteligjence. Ai nuk pretendonte as ta mbeshteste PD-ja, por, nese PS-ja do te gjente forca qe ta propozonte ne tavoline, sigurisht qe Nano do te konkurronte me njerin prej nesh, qe mund te ishte z. Nishani, por c'rendesi ka tani. Sigurisht qe z. Nano ndjehet i fyer, nga fakti qe kjo nuk iu tha qe ne fillim, sepse, ndersa z. Berisha dhe te tjeret, z. Mediu te pakten, nese nuk gabohem, z. Meta i ka thene se ne kemi 4 vota, nuk te bejme dot 20 vota, mund ta beje PS-ja, apo PD-ja, mund ta kerkosh prej tyre, kane kandidatin e saj, kjo eshte normale.
Vendi vakant i z. Nishani ne qeveri kur do te plotesohet ...?
Kjo eshte nje pyetje qe nuk me takon mua t'i jap nje pergjigje. Vakanca ne ministrine e Brendshme nuk prish performancen e qeverise. Gjithsesi per kohen e zevendesimit besoj se do te behet nga kryeministri ne kohen me te pershtatshme. Sa per perfaqesuesin, Nishani u largua nga kjo Ministri si perfaqesues i PD-se dhe i takon kesaj partie.
Ju nuk do ta pranoni postin e Ministrit te Brendshem?
Une do te vazhdoj te jem ne keto funksione deri ne fund te kesaj legjislature.