Siguria, e lidhur me te drejtat e cdo njeriu Nga Bujar Nishani
Do te mbaj ne kujtesen dhe ne memorien time, gjate gjithe jetes time, nje bashkepunim, nje sjellje profesionale, nder me te arrirat qe ka pasur Policia e Shtetit ndonjehere. Sot ju them me plot bindjen, edhe per shkak te eksperiences sime ne krye te Ministrise se Brendshme, pergjate punes qe kemi pasur se bashku, qe ju, bashkepunetoret tuaj, stafi juaj, te gjithe punonjesit e Policise se Shtetit, ne keto vitet e fundit me punen e tyre, perkushtimin e tyre, me guximin dhe kurajen e tyre, me profesionalizmin e tyre, i kane rritur prestigjin shtetit shqiptar. Duhet te ndjeheni krenare per kete arritje qe i keni sjelle ketij institucioni, nje institucion shume i rendesishem, sepse lidhet me nje nga ceshtjet vitale, themelore te individit, por edhe gjithe shoqerise, qe eshte siguria. Siguria eshte baza dhe thelbi i plotesimit dhe i realizimit te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Nese mungon siguria eshte e pamundur per individin, per grupimet shoqerore, per shoqerine ne teresi, qe te gezoje te drejtat dhe lirite themelore. Keshtu qe, me standardin e sigurise qe ju i keni ofruar, keni bere te mundur qe te rritet padyshim edhe niveli i gezimit dhe i ushtrimit te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Natyrisht qe eshte nje profesion qe ka veshtiresi te shumta, si shume profesione te tjera, por ka specifika, ka veshtiresi. Punonjesit te Policise se Shtetit i duhet te ndeshet cdo dite me interesa te individeve apo grupeve qe veprojne ne kundershtim apo ne thyerje te hapur te ligjit, qe veprojne brenda aktiviteteve kriminale, interesa te cilat jane padyshim te medha dhe duke vepruar ne kundershtim me ligjin, ne anashkalim te ligjit, ne thyerje te ligjit, e bejne te veshtire pa diskutim reagimin ndaj tyre. Por kjo, nga ana tjeter, ka cuar ne nje rritje te nivelit te profesionalizmit te Policise shqiptare. Une ruaj dhe do te ruaj respektin tim per te gjithe punonjesit e Policise se Shtetit, padyshim drejtuesit kryesore me te cilet kam pasur mundesine te takohem cdo dite dhe te punojme se bashku, per te gjithe brezat qe jane dhe punojne ne Policine e Shtetit, per te gjithe ata qe kane kontribuar nder vite me radhe ne Policine e Shtetit. Nje fat shume i madh sot per Shqiperine, per qytetaret shqiptare, qe ky instrument i shtetit ligjor, Policia e Shtetit, konsiderohet nje partner serioz nga mjaft prej organizatave te huaja homologe ne Europe dhe pertej Europes. Agjenci te tilla, te cilat bashkerendojne operacione shume te rendesishme nderkombetare me ju, do te thote qe jo vetem gezojne besimin tek ju, por qe pershtaten edhe ne nivel profesional. Kjo duhet t'ju beje juve te ndjeheni krenare dhe padyshim duhet t'i gezoje dhe t'i beje te ndjehen te qete qytetaret shqiptare. Natyrisht nuk ka vetem arritje, ka edhe problematika, ka edhe veshtiresi. Sfidat i keni perpara, por une besoj plotesisht ne reputacionin e punonjesve te Policise se Shtetit, ne reputacionin e drejtuesve te Policise se Shtetit, dhe besoj plotesisht ne trendin e rritjes gjithnje e me shume te nivelit te profesionalizmit te oficereve dhe punonjesve te Policise se Shtetit.
Deshiroj t'ju shpreh mirenjohjen time per nje standard qe keni rivendosur ne nje nga elementet e rendesishem te performances dhe figures se shtetit, ate qe keni vendosur ne garantimin e nje ambienti te sigurt dhe larg cdo nderhyrje ne proceset zgjedhore. Ka qene nje standard qe e kemi rivendosur, nje standard i cili padyshim do te permiresohet edhe me shume, por ky eshte nje kontribut shume i madh qe i keni dhene asaj qe ne sot ne shoqerine tone diskutojme aq shume, debatojme aq shume, qe ka te beje me nivelin e demokracise. Standardi qe Policia e Shtetit ka rivendosur sot ne krijimin e ambientit teresisht te distancuar nga ndikimet politike, plotesisht i perfshire ne garantimin e sigurise dhe te rendit, per individet, per grupimet politike, aktivitetet, eshte nje vleresim i cili juve ju ka ardhur ne radhe te pare nga qytetaret shqiptare dhe cdo vleresim qe vjen nga qytetari ne menyre te drejtperdrejte, me besoni eshte vleresimi me i madh qe mund te fitoje dhe duhet ta fitoje nje individ dhe nje punonjes shteti kudo qe ai te jete. Natyrisht qe une sot jam shume i privilegjuar duke qene i zgjedhur ne postin me te larte te shtetit, ate te Presidentit te Republikes, duke shprehur njekohesisht tashme gjithe bindjen time per nivelin po ashtu te larte qe ju do te vijoni te keni, duke besuar shume ne integritetin tuaj. Ne pozicionin qe keni, ju dhe te gjithe koleget tuaj, elementi shume i rendesishem, madje pertej atij profesional, eshte integriteti moral. Eshte integriteti moral, sepse raporti i Policise se Shtetit eshte me individin, eshte me qytetarin e thjeshte, eshte me grupe te ndryshme shoqerore, eshte ne ballafaqime interesash te ndryshme. Keshtu qe pertej profesionalizmit, i cili eshte shume i domosdoshem, integriteti, integriteti dhe vetem integriteti duhet t'ju karakterizoje, sepse eshte instrumenti qe do te lehtesoje maksimalisht punen tuaj dhe do t'ju ndihmoje ne arritjen e sukseseve gjithmone e me te medha. Edhe njehere ju faleminderit per te gjithe bashkepunimin qe keni ofruar! Kontributi juaj, arritjet tuaja, padyshim kane qene edhe pjese e sukseseve te Ministrise se Brendshme, kane qene pjese e sukseseve te Qeverise shqiptare dhe une jua uroj qe te vazhdoni ta forconi me shume, lartesoni me shume ate figure qe keni krijuar tek qytetari shqiptar. Une besoj plotesisht, edhe si qytetar i ketij vendi, se sa me shume ta lartesoni ju figuren tuaj ne aspektin e gjendjes prane qytetarit, te veprimit me profesionalizem, te respektimit maksimal te te drejtave te qytetareve, te komunikimit me qytetaret, aq me shume do ta merrni vleresimin nga qytetari. Dhe ne fund te fundit kjo eshte arritja me e madhe qe mund te kete nje njeri ne jeten e tij publike.
*Fjala e Presidentit te zgjedhur te Republikes, ne takimin e zhvilluar sot ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit