E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, Edhe prokurorët ankimojnë në Kushtetuese

Përvec Partisë Socialiste dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit një tjetër ankimim është bërë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e lustracionit apo te njohjur ndryshe si ligji i dosjeve. Këtë radhë kanë qënë Shoqata e Prokurorëve që ankimoi “Dosjet” 

TIRANE-Një tjetër ankesë ka mbërritur sot në Gjykatën Kushtetuese për ligjin shumë të përfolur të dosjeve. Prokurorët kanë ankimuar ligjin e lustracionit, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e tij. Kjo ëhstë hera e tretë që ligji i lustracionit ankimohet në Gjykatë. Edhe më parë, ligji i dosjeve është kundërshtuar nga grupet e interesit. Ata pretendojnë se ligji shkel Kushtetutën dhe të drejtat e njeriut. Ligji është ankimuar në kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Partia Socialiste.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›