Goditet një bazë prostitucioni prane ambasadave
Nje operacion i skuadrës antitrafik ne bllokun e ambasadave ne Tirane i ka dhene fund nje baze prostitucioni. Si pasoje ka rënë në panga një tutore, pronari i nje lokali, janë shoqëruar në polici 8 prostituta dhe është bllokuar hotel "Drilon"
TIRANE-Policia ka ndërmarrë sot një operacion për goditjen e një baze prostitucioni që vepronte në zonën e bllokut të ambasadave në Tiranë. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se operacioni i skuadrës antitrafik ka rezultuar me sukses dhe si rezultat i tij ka rënë në panga një tutore, janë shoqëruar në polici 8 vajza që ushtronin prostitucion si dhe është bllokuar e sekuestruar një lokal-hotel ndërsa është arrestuar edhe pronari i saj. Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se në pranga ka rënë 41 vjecarja Sofie A. që punonte si tutore e tetë vajzave që ushtronin prostitucion në bazë. Ajo kujdesej për klientelën e vajzave që ushtronin profesionin tek lokali-hoteli i quajtur “Drilon” pranë bllokut të ambasadave. Vajzat e moshës së re ishin banore të Tiranës, Vlorës dhe Skraparit. I arrestuar është edhe pronari i hotel “Drilon”, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
(d.b/BalkanWeb)