“Shqipëria është prekur nga kriza botërore”
Shumica e lexuesve të agjencisë së lajmeve BalkanWeb i kane thene "Po" pyetjes online në rubrikën e sondazhit te kësaj agjencie: "A po përfshihet Shqipëria nga kriza ekonomike botërore?". Gjithsej deri ditën e sotme kanë votuar 2 328 votues
TIRANE-Shqipëria është përfshirë nga kriza ekonomike botërore. Kështu janë shprehur shumica e lexuesit të agjencisë së lajmeve prestigjioze BalkanWeb në rubrikën e sondazhit te kësaj agjencie ku për disa ditë ka qëndruar online pyetja: "A po përfshihet Shqipëria nga kriza ekonomike botërore?". 71 për qind e votuesve janë shprehur “Po” këtij fenomeni, dhe 28.4 për qind kundër. Gjithsej deri ditën e sotme kanë votuar 2 328 votues nga të cilët 1 660 i janë përgjigjur “Po” pyetjes së sondazhit dhe 660 i kanë thënë “Jo” atij.
Kriza Botërore që tashmë ka marrë trajtat e një fenomeni ka qënë cështja me e debatuar ditët e fundit edhe në spektrin politik. Konfindustria është shprehur pak ditë më parë se disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare janë prekur nga kriza ekonomike. Konfindustria paralajmëroi se viti 2009 do të jetë një vit i vështirë për shqiptarët. Por, nga qeveria mesazhet që vijnë për këtë temë janë optimiste. Kryeministri Berisha pak ditë më parë, i sapo kthyer nga forumi ekonomik botërore i Davosit në Zvicër bëri të ditur për opinionin shqiptar se kriza botërore nuk e ka prekur Shqipërinë dhe se qeveria po merr masat që do të përballojnë cdo cenim të mundshëm të ekonomisë shqiptare nga kjo krizë. Por, kryeministri shtoi se edhe në vendet që nuk janë në krizë, kriza do të pasqyrohet një ditë.
Ndërkohë sot sondazhi i BalkanWeb konfirmoi me një mazhorancë të theksuar se opinioni publik mendon se Shqipëria është përfshirë nga kriza ekonomike botërore.
(d.b/BalkanWeb)