Dosjet, Topi: Vendimi pas konsultave
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka deklaruar dje se ai po vazhdon fazën e konsultimeve intensive në lidhje me ligjin "Për pastërtinë e figurave". Duke folur në një intervistë për "Top Channel", dhënë gazetarit, Endri Xhafa, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, deklaroi se procesi i dekretimit po bëhet sipas procedurave tashmë të njohura dhe transparente të konsultimeve me figurat më të njohura të ligjit, si dhe me ekspertë të njohur. Presidenti Topi deklaroi se pas këtyre konsultimeve ai do të vepronte sipas gjykimit të tij ekskluziv. Reagimi i kreut të shtetit ka ardhur pas presionit të ndërmarrë nga mazhoranca në lidhje me këtë ligj. Presidenti ka bërë të ditur se nuk do të ndikohet aspak nga këto presione, por do të veprojë vetëm sipas Kushtetutës së Republikës. Ligji i "Dosjeve" ka krijuar një sfond të ri përplasjesh mes lidershipit të PD-së, përkatësisht Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Bamir Topi. Dy ditët e fundit mazhoranca ka ndërmarrë një presion të fuqishëm ndaj kreut të shtetit në lidhje me ligjin e dosjeve, duke bërë të ditur se do ta votonin menjëherë ligjin edhe nëse e kthente Presidenti Topi. Por kreu i shtetit bëri të ditur se nuk pranon asnjë lloj presioni nga politika, pasi ai po vepron konform Kushtetutës.
Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila ka kthyer në punë gjyqtarët e çështjes "Delijorgji", Topi ka theksuar se "vërtet unë jam kryetar i KLD-së, por me cilësinë e Presidentit bëj edhe nominimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët marrin miratimin në Kuvend. Kështu që nga kjo pikëpamje nuk mund të bëj asnjë koment që do të merrte vlerën e paragjykimit. Përderisa ne vlerësojmë institucionet, u takon këtyre institucioneve të japin opsionin e tyre".
Vizita
Në ditën e dytë të vizitës së Presidentit Topi në Kosovë, është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" në Ferizaj, me motivacionin për kontributin e dhënë për çështjen e Kosovës, titull të cilin kreu i shtetit shqiptar e ka vlerësuar shumë. Në Ferizaj, kreut të shtetit shqiptar i është rezervuar një pritje madhështore.
Gjithashtu, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, Presidenti ka takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Prishtinës, Isa Mustafën. Presidenti i Republikës ka theksuar se "jam i bindur që Prishtina e viteve që vjen do të jetë një qytet shumë i bukur, me një kompozicion modern, do të jetë një qytet padiskutim evropian, ashtu siç i takon vërtet të jetë". Gjithashtu, Presidenti, i shoqëruar nga delegacioni dhe Zonja e Parë, ka vizituar Muzeun e Kosovës, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtues të këtyre institucioneve, të cilët i njohën vizitorët me historinë e themelimit, por edhe me brendinë dhe përmbajtjen e eksponateve të tyre. Përjetim i posaçëm ishte edhe vizita e Presidentit Topi në Shpellën e Gadimes. Kreu i shtetit shqiptar, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, është përqendruar te zhvillimet ekonomike mes dy vendeve. Gjatë një tryeze të rrumbullakët mes përfaqësuesve të biznesit shqiptar dhe atij kosovar kanë qenë të pranishëm edhe dy presidentët, Topi dhe Sejdiu. Kreu i shtetit shqiptar ka vënë theksin te shtimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Tiranës, Prishtinës e Shkupit, Presidenti Topi i është drejtuar homologut të tij, Fatmir Sejdiu, duke theksuar se "ka ardhur koha që ju të jeni pjesë e tryezave rajonale, të cilat janë kthyer në një ritual, ku presidentët e rajonit ballkanik mblidhen çdo vit ashtu siç ishte herën e fundit në Ohër të Maqedonisë".
Në këtë drejtim, Presidenti Topi ka vënë në pah edhe një herë rëndësinë e jashtëzakonshme të përfundimit në 2009-ën të arteries jetësore të infrastrukturës, rrugës Durrës-Kukës-Morin-Merdare, për zhvillimin ekonomik të dy vendeve tona, të lëvizjes së lirë të njerëzve e mallrave, duke shtuar gjithashtu se me rritjen e brezit të sigurisë do të rritet akoma edhe më shumë hapësira për të bërë biznes, për të rritur bashkëpunimin e shkëmbimet tregtare dhe thithjen e investimeve të huaja.