E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 9 janari në Vlorë dhe Shkodër

Në qytetin e Vlorës është përkujtuar dje pesëvjetori i tragjedisë së 9 janarit të vitit 2004, kur 28 persona që tentonin të shkonin në Itali me gomone gjetën vdekjen në afërsi të gadishullit të Karaburunit. Si në çdo përvjetor, edhe dje, shumë familjarë të viktimave të kësaj tragjedie, si dhe qytetarë të Vlorës ndezën qirinj të cilët i hodhën në ujërat e ftohta të detit jon, bashkë me buqetat me lule, në kujtim të të afërmve të tyre. Ndërsa në Shkodër, drejtuesi i lëvizjes G99, Erion Veliaj, vizitoi dje një nga familjet e prekura nga kjo tragjedi. Veliaj kërkoi rihapjen e dosjes së 9 janarit për të vënë përpara drejtësisë pushtetarët e lidhur me trafiqet. I shoqëruar nga drejtues të lëvizjes G99 në Shkodër, Veliaj shkoi në shtëpinë e Nikollë Mhillajt, i cili më 9 janar humbi djalin e vetëm, 19 vjeç, Marlen Mhillaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›