Banorët e izoluar, në gjendje të rëndë, ndihmat nuk mjaftojnë
Vazhdon të mbetet e izoluar një pjesë e madhe e popullsisë që jeton kryesisht në zonat verilindore të qarqeve të Dibrës dhe Kukësit. Edhe pse shtabi i emergjencës është mbledhur për situatën, disa akse të rëndësishme kanë qenë të bllokuara edhe dje, ndërkohë që banorëve nuk u ka ardhur ndihma e premtuar. Krerët vendorë ankohen se ndihmat e ardhura nuk u mjaftojnë banorëve të zonave të izoluara.
Dibër
Reshjet e dëborës, të rëna gjatë ditës së enjte, e kanë vështirësuar akoma më tepër lëvizjen e automjeteve në aksin rrugor nacional Peshkopi-Maqellarë. Kështu, gjatë ditës së djeshme, automjetet nga qyteti i Peshkopisë drejt Bulqizës kanë filluar të lëvizin jo në orët e para të mëngjesit si zakonisht, por me 2 orë vonesë, aty rreth orës 09.00, pasi dëbora e kishte rënduar akoma më tepër lëvizjen e automjeteve, edhe pse të pajisur me zinxhirë. Më problematike ishin segmentet rrugore në vendin e quajtur Qafa e Qenokut dhe Disheza e Maranicës. Është dashur ndërhyrja e të vetmes borëpastruese që zotëron Ndërmarrja e Rrugëve në Peshkopi, që të mundësohej lëvizja me zinxhirë e automjeteve drejt Bulqizës e Burrelit. Ndërkohë, është rënduar akoma më tepër situata e bllokimit për komunat Lurë, Selishtë në rrethin e Dibrës, Ostren, Trebisht, për rrethin e Bulqizës dhe Xibër e Macukull për rrethin e Matit, pa llogaritur dhjetëra fshatra në zona të thella malore, që prej më shumë se tetë ditësh vazhdojnë të jenë të bllokuar. Pushtetarët vendorë ankohen se ndihmat e ardhura nga Drejtoria e Emergjencave Civile Tiranë me helikopter janë krejt të papërfillshme, krahasuar me nevojat e komunitetit që ata drejtojnë. Kështu, kryekomunari i Martaneshit, Gazmend Kënga, deklaron se ndihmat e ardhura në ushqime për banorët e Komunës Martanesh, nuk mjaftojnë as për 10 familje në nevojë, jo më për rreth 300 familje në nevojë të kësaj komune. Ja statistika e plotë e ndihmave ushqimore të ardhura në këtë komunë: vaj 100 kilogramë, fasule 50 kilogramë, sheqer 50 kilogramë, bizele 30 kilogramë, makarona 10 kilogramë, konserva mishi 14 kilogramë, ilaç rrobash 60 copë dhe sapunë 67 copë. "Ndarja e këtyre ndihmave është krejt e pamundur, pasi ato nuk mbulojnë as minimumin e familjeve në nevojë", tha kryetari i komunës, Gazmend Kënga.
Kukës
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, ndonëse moti është zbutur në raport me ditët e tjera, verilindja e Shqipërisë, veçanërisht zonat e thella në Kukës, Has dhe Tropojë, vazhdojnë të jenë të izoluara. Akset nacionale të rrugëve kanë funksionuar pa ndërprerje, ndërsa policia rrugore ka ndaluar për 24 orë lëvizjen e mjeteve të rënda, pasi rrezikojnë të bllokojnë qarkullimin. Kështu, rruga Kukës-Tiranë po mbahet në gatishmëri me sforco dhe puna e borëpastrueseve është përqendruar në akset Kalimash-Shënmri-Qafë-Mali, si dhe Bajram-Curri-Qafë-Mali etj. Në rrethin e Kukësit, aktualisht mbeten të bllokuara 7 komuna, nga 14 që ka gjithsej, ku mund të përmendim Grykën e Çajës, Kalisin, Zapodin, Arrnin etj., pa llogaritur fshatra të veçantë edhe të atyre komunave që llogariten si të qarkullueshme. Më problematike paraqitet gjendja në komunat Bushtricë, Kalis etj., që shtrihen në një distancë mbi 50 km me qendrën administrative, që është Kukësi. Një numër prej dhjetëra personash nga Bushtrica që kanë marrë aventurën për të rënë në qytet, kanë mbetur dje në dëborë dhe e kanë kaluar natën në shtëpitë e fshatarëve të Ujmishtit. Një pjesë e tyre kanë qenë studentë, ndërsa të tjerë emigrantë që rrezikonin humbjen e vendit të punës, pasi ata kishin kaluar Vitin e Ri në shtëpi pranë familjes. Dje pasdite në Bushtricë, ka pasur edhe një rast urgjence, i cili vuante nga apendisiti. Ai kishte pasur kriza të forta dhe pas konsultimit me një infermier, të afërmit e kanë nisur me kalë drejt Kukësit, pasi i kishte plasur apendisiti dhe për katër orë do të vdiste. Pasi kanë ecur dy orë me kalë, një fuoristradë e Policisë së Kukësi,t e nisur posaçërisht për të, i ka shpëtuar jetën, duke e sjellë në spitalin rajonal të Kukësit.
Ngrica pengon qarkullimin në Pukë, Tropojë, Burrel dhe Kukës
Bilanci i rrugëve të bllokuara në Veri nga reshjet e borës
Reshjet e borës në veri detyrojnë një pjesë të mirë të ministrave të kabinetit "Berisha" të bëjnë bilancin e rrugëve të bllokuara. Akset më problematike janë Pukë - Fushë-Arës, Shën Mëri-Kukës, Rrëshen-Lurë dhe komunat Librazhd. Për këtë arsye, Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave ka marrë vendimin për të vendosur gjashtë automjete pastruese të Xhenios, që disponojnë Forcat e Armatosura në dispozicion të këtyre akseve.
"Problemet kryesore janë në aksin Pukë - Fushë-Arës, Shën Mëri- Kukës, në rrugën Rrëshen-Lurë, në rrugën e Peshkopisë, Burrel-Bulqizë, Maqellarë-Peshkopi, si dhe në një pjesë të rrethit të Librazhdit e për këtë u dislokuan mjete shtesë të papërdorura deri tani, që gjendeshin në dispozicion të Forcave të Armatosura. Gjithashtu, një defekt i sistemit të OST-së, gjashtë shtylla të tensionit të lartë, janë rrëzuar në segmentin Lezhë-Bushat dhe aty punohet me mjete shtesë, në mënyrë që këto shtylla të zëvendësohen nga shtylla të reja që janë përgatitur", tha Pollo.
Masat
Me vendim të shtabit u vendos që 6 automjetet borëpastruese të Xhenios që disponojnë Forcat e Armatosura të dislokohen në segmentin Pukë - Fushë-Arës - Shën Mëri - Kukës, Rrëshen - Lurë, Bulqizë - Maqellarë e komunat e Librazhdit. Këto automjete do të mbështesin përpjekjet e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, që ka angazhuar të gjithë parkun e saj në këto akse rrugore. Mjetet speciale shtesë do të angazhohen menjëherë për ngritjen e 6 shtyllave të tensionit të lartë (110 kv) të rrëzuara nga furtuna në segmentin Lezhë-Bushat, në mënyrë që të rifillojë furnizimi me korrent i zonave të prekura nga avaria. Po kështu, situata është e rëndë edhe në Shkodër, Malësi të Madhe, ku janë me dhjetëra fshatra të bllokuar nga bora. Pavarësisht se rrugët që lidhin komunat me rrugët nacionale mund të quhen të kalueshme me vështirësi, për shkak të ngricave, rrugët rurale të fshatrave në zonat e lartpërmendura vazhdojnë të jenë të pakalueshme.
Nga ana tjetër, ministri Sokol Olldashi ka kryer dje inspektimet e punimeve në një pjesë tjetër të vendit, në Sarandë-Konispol dhe Dhërmi-Qeparo-Sarandë. Aksi Sarandë - Kranjë - Konispol - Qafë-Botë ka një gjatësi 40 km dhe vlerë 29 milionë euro dhe është një bashkëfinancim i qeverisë greke dhe asaj shqiptare. 80% grand i qeverisë greke, nëpërmjet programit Hyseim "Për zhvillimin e ballkanit jugor" dhe 20% nga buxheti i shtetit. Puna në këtë aks ka filluar në 2 segmentet kryesore të tij dhe punimet përfundojnë në mars të vitit 2010. Ndërtimi i këtij segmenti ka një rëndësi të veçantë, pasi do të lidhë komunitetin e Sarandës dhe atë përreth si një pikë e shpejtë lidhjeje me Greqinë, duke i dhënë një zhvillim të shumëanësh si zonë e njëkohësisht me përfundimin e tij merr kuptim edhe pika doganore e Qafë-Botës.