Dosjet e 97, në pranga një 39-vjeçar për vjedhje
Gjirokastër- Një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur në vitin 1997 është zbardhur nga policia e Gjirokastrës, ndërsa në pranga ka përfundur autorii i saj. Burime zyrtare të këtij institucioni kanë bërë të ditur se specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me agjentët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në u vunë në ndjekje të një shtetasi të shpallur në kërkim.
Ata arritën të arrestonin sot Edmond Goxhaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj. “ai ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale të “Vjedhjes me armë “në bashkëpunim.
Ky shtetas më datën 22 maj të vitit 1997, në vendin e quajtur Agjencia e Udhëtarëve në qytetin e Tepelenës, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë kanë grabitur me dhunë nën kërcënimin e armës së zjarrit tip pistoletë që e posedonte ky shtetas, pasagjerët e një autobuzi i cili lëviste nga Fieri në drejtim të Gjirokastrës. Dy shtetasit e tjerë bashkëpuntorë në këtë grabitje , kanë vuajtur dënimin dhe tani janë të lirë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë, Gentian Mullai.