Tregjet tona dhe Astriti po ia sheh hajrin internetit
Pyetja e ngritur në forumin tuaj: “Përse po dhunohen mjekët?”, është një pyetje interesante dhe meriton vëmendje. Por kisha vetëm një ndërhyrje: Mirë mendimi i mjekëve, po ai i pacientëve, cili është?
Përshëndetje dhe puna e mbarë! Deri para ca kohësh – pak veta besonin tek interneti, tani është bërë sport popullor, si dikur moti celulari…Astriti, një tregtar makinash – kur ia hapa këtë temë, këtu e një vit më parë, ma preu shkurt: Jemi larg shumë!
I thashë se, edhe kaq nuk janë pak dhe s’do ishte mirë t’i linte pas dore. (në atë kohe flitej për nja 10 % që e shfrytëzonin internetin). Nuk pashë reagim në fytyrën e tij, prandaj e ngacmova pak: Sa bëjnë 10%?
- Hiç, as 30.000 veta… - m’u përgjigj aty për aty! Çfarë??!! – e tremba!
U mendua edhe pak dhe u tërhoq mbrapsht… 10% e 3 milionëshit … Ou, qenkan 300.000 vetaaa – ça thuuuu!!!” Por prapë e shtrembëroi fytyrën, në shenjë mosbesimi. - Amon se internetin e përdorin, veç kalamojt!
E pashë që nuk mbushte, e kishte fiksuar në tru – Është herët shumë… robt morrin me lista…ti fol për ternet-a!- O Astrit, i thashë – po ti o bac, makinat për ata të listave, i kë nxjerrë në shitje? Nuk e zgjata më… varja, thashë me vete!
Para disa ditësh, Titi, më foli në telefon tërë qejf: - Po i nxjerr makinat për shitje edhe në internet – po qenka kollaj fare, s’ma kishe sqaru tamom ti...! Hajt se do t’qeras, se kom pat qamet telefonata!
Jo vetëm për ty dhe tregun e makinave - Astrito, po imagjino pak tregun e punës, turistik, atë të apartamenteve… dhe çdo informacion që të mbaron punë e t’i shmang sorollatjet. Gjithçka me anë të internetit. Mos harrojmë emigracionin, Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe të hujt…” Terneti” nuk njef kufij, male apo dete! Kuptohet Astrito, që edhe në 2009-n do kesh ajkën e klientëve, si nga xhepi edhe nga mendja – njerëz të kulturum! Ashtu si i do ti!