E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarjet në Greqi, më duken si revolta e fëmijëve të llastuar

Kjo që po ndodh në Greqi (ende gjërat janë shumë të tensionuara) është shumë interesante, sepse ka elemente grekë, por edhe një dimension europian, madje Perëndimor. Duke vëzhguar gjërat gjithë këto ditë, besoj se gjëja më interesante është se ky është një rebelim i klasës së mesme.

Madje, i fëmijëve të klasës së mesme, të cilët ndjejnë se do jetojnë më keq se prindërit e tyre dhe, për më shumë, do paguajnë haraçin e krizës ekonomike që po vjen.

Prandaj, edhe politikanët evropianë janë shumë të shqetësuar dhe Sarkozi anuloi reformën në arsim pas rebelimit në Greqi. Mua më duket si "revolta e "fëmijëve të llastuar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›