"Dosjet", ish të përndjekurit, letër Topit
Disa grupime të ish të përndjekurve politikë nga regjimi komunist i kanë kërkuar kreut të shtetit shqiptar, Bamir Topi, dekretimin sa më të shpejtë të ligjit për "pastërtinë e figurave". Në një letër dërguar Presidentit të Republikës, Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë, shoqata "Musine Kokalari",
Shoqata Antikomuniste e ish të Persekutuarve Politikë, theksojnë:
"Zoti President, ne përfaqësuesit e shoqatave të ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë, u bëjmë thirrje ta firmosni këtë ligj sa më parë, në mënyrë që ky ligj të mos mbesë në letër dhe te shqiptarët të rëndojnë përjetësisht hijet e mospendimit të ndërgjegjes".