E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj dorëzon letrat kredenciale

I ngarkuari me punë i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, prej ditës së djeshme është i njohur zyrtarisht si përfaqësuesi i shtetit më të ri në Evropë në Konfederatën e Zvicrës. Gjatë një takimi me ministren e Jashtme të këtij shteti, Misheline Kalmy-Rej, ambasadori Malaj i ka dorëzuar letrat për akreditim pranë Konfederatës Zvicerane. Malaj, gjatë takimit me shefen e diplomacisë të shtetit të fuqishëm perëndimor, ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe. Zvicra është një nga vendet ku ndodhet një numër i madh emigrantësh nga Kosova dhe ka një prioritet të rëndësishëm në relacionet dypalëshe. Berna ka qenë nga kancelaritë e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›