"Dosjet", ligji kalon me 74 vota

Kuvendi i dha fund dje, debatit 3 vjecar per ligjin e hapjes se dosjeve per ish bashkepunetoret e Sigurimit te shtetit. Me 74 vota pro, 2 kunder dhe nje abstenim, maxhoranca miratoi, pa opoziten dhe me kritikat e nderkombetareve ne kurriz, ligjin qe do te hape dosjet e te gjithe funksionareve te larte te shtetit, perfshire prokurore e gjyqtare, dhe drejtuesit e Radio-Televizionit shteteror. I pa lekundur, kryeministri Sali Berisha kaloi me shumice votash projektin, qe dhe dje u sulmua ashper nga faktori nderkombetar. Kunder tij, votuan dy deputete te qendres ne salle, Durim Hushi dhe Bukurosh Stafa. Nderkohe qe abstenoi deputeti i PBDNJ-se, Leonard Solis. "Burracake e frikacake, i iket ne kete menyre historise. Por harroni se historia eshte e pameshirshme dhe ju keni vetem nje alternative, te perballeni", ju drejtua kryeministri Berisha, deputeteve socialiste qe nuk ishin ne salle. Sipas tij, askush nuk do t'i shpetoje dot ligjit, duke cilesuar si me te ligjte, ata qe jane burracake, ne kete rast, deputetet e selise roze. "Opozita ka frike nga fytyra e vet. Ka tmerr nga pasqyra. Do te donte te ishte e padukshme, sic eshte dhe as maskat nuk e mbulojne dot", reagoi ashper kryeministri. Publikisht, bojkotin e socialisteve ne seancen e djeshme, Berisha e quajti paturpesi te opozites, qe u ndy dhe rrudh nga dosjet. "Shikoni si fshihen, njelloj si dosjet, qe mbartin shpirtra te vdekurish. Tere kombi e ndjek kete seance, ata ku jane!. Fshihen e fshihen. Cilado te jene lidhjet tuaja, te gjeni kurajen e ti denoni ato", beri thirrje kryeministri. Ai u shpreh se ky, nuk eshte nje ligj per hakmarrjen, por per tu ndare me te shkuaren dhe per delegjitimuar krimet makabre qe shqiptaret kryen ndaj shqiptareve. "Me i ligu thone, eshte burracaku. Se nuk ka kuraje e ikin me bisht ne shale. Opozita s'mund te ike. Zoti i shpetofte dhe u clirofte shpirtin. Ky ligj, votohet se eshte detyrim i madh moral", mbylli kryeministri, akuzat kundrejt se majtes. Edhe njehere ai mbrojti para deputeteve, ligjin si nje nisme madhore e cila duhet te votohej sa me pare. Gjate votimit, u rrezua propozimi i deputetit Nikolle Lesi, qe dosjet te hapen dhe per te gjithe pronaret, bashkepronaret, drejtoret e kryeredaktoret e mediave private. Duke e vleresuar median si pushtet te katert, Lesi kerkoi berjen publike te atyre drejtues mediash qe dikur kane qene ish bashkepunetor te sigurimit te shtetit, por te mos largohen nga detyra. "Me bindje, kerkova qe njerezit e ketij pushteti dhe pse privat, te verifikohen. Jo te penalizohen.
Thojeni kush eshte "lapsi blu" apo "lotimi", ne media. Te zbulohen se kush jane", kerkoi Lesi. Pro ndonese dakord me kete propozim, kryeministri Berisha u shpreh se nje propozim i tille, kundershtohet nga Gjykata Kushtetuese. Sipas Kryeministrit dhe ne vitin 1995 eshte neni i vetem qe u kundershtua nga Kushtetuesja nga ky ligj.
74 Vota Mori dje ne Kuvend, ligji i shume debatuar per hapjen e dosjeve per te gjithe ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit. Ne seance nuk morri pjese grupi parlamentar socialist.
2 Deputete Votuan dje kunder ligjit te dosjeve. Deputetet e "Qendres", ish-deputetet socuialiste elbasanas, Durim Hushi dhe Bukurosh Stafa, votuan kunder. Ndersa deputeti i PBDNJ-se, Leonard Solis ne seance, abstenoi ndaj ligjit.
Miratimi
Kuvendi mbyll debatin per dosjet. Maxhoranca, votoi dje ligjin qe parashikon hapjen e dosjeve per te gjithe funksionaret e larte te shtetit. Ligji i shkon per dekretim tashme presidenti, Bamir Topi, i cili do ushtroje detyrimin kushtetues.