Rama: Kodi, i zhytur ne "Dosje"

Kryetari i opozites, Edi Rama beri te qarte dje vendimin e palekundur te selise roze, per te mos marre pjese ne asnje votim ne Kuvend, pa u miratuar me pare Kodi Zgjedhor. "Ne duam mbylljen e menjehershme te punes se Parlamentit per Kodin e ri Zgjedhor me futjen per votim te dekretit te Presidentit pa humbur asnje dite. Pa u mbyllur kjo pune, te cilen jo vetem ne, po edhe partneret tane euroatlantike e quajne urgjente, Partia Socialiste nuk merr pjese ne asnje votim tjeter te parlamentit", u shpreh Rama. Sipas tij, kryeministri ka marre peng Kodin Zgjedhor, per interesat e tij personale, i rrethuar nga zullumi i korrupsionit qeveritar. Veprim qe Rama e quajti si shprehjen me alarmante e papergjegjshmerise se njeriut qe qeverise vendin dhe e ve pushtetin ekzekutiv ne funksion te interesave te ketij njeriu, e te oborrit te tij. "Kodi nuk po votohet sepse Sali Berisha e ka mendjen sesi te mbroje veten e oborrin e tij nga hetimet per masakren shteterore te Gerdecit, nga hetimet per grabitjen e fondeve shteterore te rruges se kombit, nga hetimet per marifetet shumemilioneshe te sekserit serb qe ka kapur shtetin megjithate kryeministrin", akuzoi Rama. Sipas tij, me te tilla zvarritje po rrezikohet seriozisht procesi zgjedhor, per arsyen e vetme se kryeministri e ka mendjen se si te ndale drejtesine dhe te shpetoje nga gjykimi i saj ministrat e tij te pandehur se bashku me oborrin kryeministror e me sekserin serb, qe ka futur ne thes gjithe klanin e tij.
"Po rrezikojme krejt procesin zgjedhor, sepse Sali Berisha e ka mendjen sesi te delegjitimoje e shkaterroje pushtetin gjyqesor dhe per te bere kete i ka shpallur lufte prokuroreve e gjykatesve dhe vete opozites, nderkohe qe, nga ana tjeter, po kthehet me shpejtesi ne kohen e vjeter te "karshillekut" primitiv ndaj partnereve tane te pazevendesueshem perendimore", vijoi Rama. Sipas tij, kryeministri eshte kapur pas viktimave te komunizmit, per te shpetuar anijen e qeverise se tij qe po mbytet ne keneten e korrupsionit dhe as nuk po do t'ia dije per kercenimin qe i vjen procesit zgjedhor per shkak te papergjegjshmerise se tij. Madje ai shkon aq larg sipas Rames, sa te mohoje publikisht, jo vetem deklaraten e qeverise se Shteteve te Bashkuara per anti kushtetutshmerine e projektligjit famekeq, po edhe telefonaten me nje zyrtar te larte amerikan e mik te shquar te shqiptareve, i cili i ka shprehur drejtperdrejt kryeministrit shqiptar shqetesimin serioz te partnerit tone te madh, per kete hap aspak te deshiruar ne kundershtim me Kushtetuten e me shtetin ligjor. "Qendrimi yne eshte i qarte: Jemi gati te hapim dosjet, te gjitha dosjet, dhe jemi gati te votojme nje ligj te standardeve evropiane qe ka pelqimin e partnereve tane te pazevendesueshem nderkombetare, duke filluar nga qeveria amerikane, te ciles i kerkoj ndjese ne emer te qytetareve e qytetareve te Shqiperise per sjelljen joserioze te kryeministrit shqiptar ndaj shqetesimeve te shprehura prej perfaqesuesve te saj te nderuar", vijoi Rama. Ai uroi qe kjo lajthitje e turpshme e kryeministrit, te mos perseritet me, me miqte e partneret nderkombetare.
LSI: Rama, jo uje ne mullirin e Berishes
Levizja Socialiste per Integrim i ka kthyer pergjigje ne menyre te menjehershme kryetarit socialist, Edi Rama ne lidhje me qendrimin e djeshem per marredheniet me LSI-ne dhe ftesen e kesaj partie, per ngritjen e nje grupi te perbashket negocimi. Nenkryetari i kesaj partie, Sokol Axhemi, nepermjet drejtorit te shtypit prane kesaj partie, eshte shprehur dhe njehere se Edi Rama, kryetari i PS duhet te reflektoje. "Rama duhet te reflektoje. Ndjejme keqardhje per mllefin dhe iracionalitetin e kryetarit te Partise Socialiste", ka qene deklarata e djeshme e Axhemit. Njeheresh ai nuk ka munguar ta akuzoje kreun socialist, se keto levizje qe po ben ai, nuk perkthehen ne mbeshtetje per te majten, por cojne uje ne mullirin e Berishes. "Edi Rama duhet t'i sherbeje bashkepunimit te se majtes dhe te mos coje uje ne mullirin e Berishes", ka qene deklarata e Axhemit.