Dosjet me shkelje, Ministria e Drejtesise kontroll gjyqtareve
Elbasan - Ministria e Drejtesise ka nisur kontrollet ne Gjykaten e Elbasanit. Procedura ka filluar menjehere pas largimit te kontrollit qe ushtroi Keshilli i Larte i Drejtesise. Ende nuk eshte e qarte se perse kontrollet e ministrise nisen fill pas largimit te eksperteve te KLD-se. Nje nga gjyqtaret u shpreh se, ndoshta e gjithe kjo qe po ndodh ka te beje me duelin per kompetencat qe jane ndezur mes dy institucioneve. Burime nga Gjykata e Elbasanit konfirmuan se objekt i kontrollit jane administrata gjyqesore dhe vendimet gjyqesore. Kontrolli perfshin periudhen njevjecare mes viteve 2006-2007. Specialistet e ministrise do te verifikojne procedurat e ndjekura gjate zhvillimit te seancave gjyqesore, respektimin e afateve ligjore, shkaqet e shtyrjeve te seancave, periudhen e fillimit dhe perfundimit te proceseve gjyqesore etj. Pak kohe me pare ministri Enkelejd Alibeaj ka sulmuar hapur gjyqtare te kesaj gjykate, mes te cileve edhe ish-kryetarin Bujar Musta. Por, deklarimet e tij u cilesuan te nxituara, pasi ceshtja per te cilen u akuzuan gjyqtaret ndodhet ende ne Gjykaten e Apelit ne Durres. Nderkohe gjate analizes 1-vjecare nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, u shpreh se nuk eshte kompetence e institucionit qe drejton qe te penalizoje gjyqtaret. Eshte Ministria e Drejtesise qe i propozon KLD-se emrat per masa ndeshkimore dhe me pas vendoset per fatin e tyre. Kohet e fundit, Gjykata e Elbasanit po i nenshtrohet kontrolleve te rrepta nga dikasteret perkatese, por deri tani asnje nga gjyqtaret nuk eshte gjetur me shkelje. Edhe gjate prezantimit te kryegjyqtarit te ri, Spahiu kerkoi me teper ndershmeri e respektim te ligjeve nga gjyqtaret qe te mos benin shkelje te renda gjate dhenies se vendimeve. Madje, ai paralajmeroi se nuk kishte asnje gjyqtar te pazevendesueshem. Por, menjehere pas tij erdhi nje grup per kontrollin e vendimeve gjyqesore nga KLD-ja. Pas largimit te tyre, diten e djeshme kane zbarkuar inspektoret e Ministrise se Drejtesise, kontrolli i te cileve pritet te zgjase disa dite ne kete gjykate.
Fatos Salliu
Akuza
Edhe Kryeministri Sali Berisha, gjate nje turi ne Qarkun e Elbasanit, akuzoi ish-kryegjyqtarin e Elbasanit, Bujar Musten, per lirimin e nje te dyshuari per vrasje pak kohe me pare. Por Musta eshte mbrojtur, duke thene se ka pasur nje vendim te nje trupi gjykues dhe se nuk kishte prova te mjaftueshme.
Fatos Salliu
Akuza
Edhe Kryeministri Sali Berisha, gjate nje turi ne Qarkun e Elbasanit, akuzoi ish-kryegjyqtarin e Elbasanit, Bujar Musten, per lirimin e nje te dyshuari per vrasje pak kohe me pare. Por Musta eshte mbrojtur, duke thene se ka pasur nje vendim te nje trupi gjykues dhe se nuk kishte prova te mjaftueshme.