E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimet e bujshme, rihapen pese dosje

Sarande - Policia e Sarandes rihap pese dosje te vjetra te pazbardhura. Behet fjale per pese krime te renda, mes te cilave ekzekutimi i nje polici ne vitin 1997, koka e prere ne Delvine, tre vjet me pare, vrasja per gjakmarrje e nje te riu, apo masakrimi i tre personave nga nje grup kriminal per qellime grabitjeje. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise vendore. I pyetur nga gazeta "KJ", nisjen e hetimeve, per pese krimet e pazbardhura, e ka bere te ditur edhe kreu i Komisariatit, Viktor Agai, por pa dhene detaje per shkak te mos demtimit te hetimeve.

Dosja e pare eshte vrasja mafioze e policit Vladimir Bejdo, 28 vjec, dhjete vite me pare, qe ka mbetur ende mister. Edhe pse u bene perpjekje te shumta per te gjetur autoret e ketij krimi makaber, nuk eshte arritur asnjehere tek autoret qe e hodhen trupin ne token greke. Diten qe ndodhi tragjedia, polici Vladimir Bejdo, kishte shkuar ne fermen e tij ne ane te detit, pikerisht ne grykederdhjen e lumit Pavllo. Disa dite para ngjarjes i kishin vjedhur disa vica, qe ai nisi t'i kerkonte ne zonen e Konispolit, por nuk ishte kthyer me ne shtepi. Familja kerkoi te miqte e shoket, por asnje rezultat. Pas shume peripecish dhe kontrollesh, Policia e Shtetit shqiptar kerkoi ndihme ne policine e shtetit fqinj, ne Greqi. Trupi u konstatua ne nje pus ne token greke. Kufoma e dekompozuar ishte futur ne nje plasmas. Nje tjeter vrasje, qe ka tronditur jo me pak opinionin ne Konispol, eshte ajo e vitit 2005, ku ne aren e mbjelle me jonxhe, edhe pse ne mes te fushes dhe me fermere atje prane u vra dhe me pas iu pre koka 45-vjecarit Zihni Muderizi. Vec marrjes se jetes, koka e prere nuk u gjet asnjehere. Pikerisht per kete dosje, sipas kryekomisar Viktor Agaj, ka kohe qe punohet intensivisht. Gjate diteve te fundit jane shoqeruar ne komisariat dhe jane pyetur me shume se 25 persona, te cilet mund te kene dijeni mbi ngjarjen. Keshtu ne vitin 1997 ne qytetin e Delvines ka ndodhur nje vrasje e trefishte e nje gruaje dhe dy burrave, te moshes 20-30 vjec, per motive grabitjeje. Shefi i policise kriminale te Komisariatit te rrethit te Sarandes, Petrit Bushati, thote, per "Koha Jone", se kjo dosje eshte hapur dhe hetohet intensivisht. Pritet qe se shpejti hetimet te konkludojne ne emra autoresh dhe arrestime, pasi dyshohet qe pas krimit te qendroje nje grup kriminal i rrezikshem. Po keshtu kane rinisur hetimet per vrasjen e nje ndertuesi ne vitin 1997. Muharrem Halili eshte masakruar per hakun e punes qe kerkonte dhe per krimin akuzohet i dyshuari Tefik Mihaj, dhe policia e cileson nje ngjarje tashme te zbardhur. Ngjarja e fundit eshte vrasja e nje te riu nga zona e Veriut, me inicialet L. B., qe dyshohet per motive gjakmarrjeje.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›