E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara per gurin dekorativ, perleshen pronaret e firmave

Polican - Konkurrenca per pllakat ka cuar ne grindje pronaret e firmave te nxjerrjes dhe tregtimit te gurit dekorativ, ku pese persona jane perleshur mes tyre duke perfunduar te lenduar ne spital. Burime te Komisariatit te Policise Berat bejne me dije se pasditen e djeshme eshte marre informacioni per nje sherr te ndodhur ne qender te qyteti te Policanit. Pese persona, pronare te dy firmave te nxjerrjes dhe tregtimit te gurit dekorativ, mesohet se fillimisht jane grindur mes tyre pas nje konflikti per pllajen ku punonin, ndersa me pas jane perleshur me njeri-tjetrin, duke perdorur mjete rrethanore dhe perfunduar ne spital me plage te lehta. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur ekspertet e policise, te cilet nisen hetimet ne lidhje me konfliktin dhe bene te ditur nisjen e procedimit penal per ta. Burime te policise bejne me dije se nisi procedimi penal ndaj Arben Meshau, Valter Kanani, banor te qytetit te Beratit, te cilet mesohet se jane grindur me tre persona te tjere, pronare te nje tjeter firme te nxjerrjes se gurit. Meshau e Kanani, mesohet se akuzonin vellezerit Vullnet e Ferat Qato si dhe kusheririn e tyre, Caush Qato, banor te Policanit, per vendin ku keta te fundit punonin per nxjerrjen e gurit. Pllaja e gurte, ku punonin dy firmat, mesohet se eshte bere shkak i grindjes mes tyre per ndarjen e saj dhe ne grindje e siper te pese personat jane konfliktuar mes tyre, duke perdorur mjete te forta dhe te rastit. Si rezultat ata kane perfunduar ne spital me plage te lehta ne trup, ku kane marre ndihmen e pare shendetesore dhe jane larguar. Policia tha se te dyshuarit do perballen me akuzat e "plagosjes se lehte me dashje" dhe "prishjes se qetesise publike". Te dyja palet mesohet se kane pretenduar se kishin te drejte dhe se u ishte cenuar biznesi, kurse policia ka nisur verifikimet per ngjarjen e rende.

E.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›