Pranga kambistit me 100 euro false
Fier - Policia e Fierit arreston nje kambist qe qarkullonte valute false ne tregun e zi. Vetem pak jave pas venies ne alarm te bluve se ne zone gjendej nje makineri qe prodhonte kartemonedha te rreme dhe sekuestrimit te disa prerjeve ne euro e dollare, vjen edhe nje arrestim. Burime zyrtare te policise vendore thane dje, per gazeten "KJ", se Sulo Xhemalaj, 51 vjec, eshte kapur dje ne treg duke kembyer nje sasi eurosh dhe lekesh qe dyshohet te jene false. Gjate kontrollit rutine te policise per parandalimin e kambizmit te jashteligjshem, jane gjetur ne trupin e 51-vjecarit, pervec shumave qe ai kishte per ushtrimin e profesionit, 20 mije leke, 115 euro, nje makine llogaritese edhe 100 euro false. Sipas policise, arrestimi eshte bere ne flagrance. Brenda nje muaji agjentet kane mundur te sekuestrojne nje sasi lekesh te prerjes 1 mije lekeshe, euro dhe dollare. Burime zyrtare sqaruan per gazeten se i ndaluari po merret ne pyetje per te mesuar nese ai ka lidhje me personin qe ben prodhimin e ketyre lekeve false apo me njerez te tjere qe jane te perfshire ne kete prodhim kartemonedhash.
Xh. Beharaj
Xh. Beharaj