E Diel, 1 Nëntor 2026

Merimanga e zeze, tjeter rast i pickimit nga insekti. 43-vjecari ne rrezik per jeten.

BERAT - Nje tjeter rast i pickimit nga merimanga e zeze eshte regjistruar diten e djeshme ne nje fshat te rrethit te Beratit. Flamur Ruci, fermer, 43 vjec, nga fshati Molisht, mesohet se ka rene pre e pickimit nga insekti, ndersa eshte derguar urgjentisht ne Spitalin Ushtarak ne Tirane per ndihme me te specializuar. Burime prane repartit te urgjences ne Berat bejne me dije se mesditen e djeshme ka mberritur prane ketij reparti 43-vjecari Ruci. Ky i fundit ka qene duke punuar ne token e tij, te mbjelle me miser, ne kohen qe eshte pickuar nga insekti ne kembe. Menjehere eshte derguar per ndihme mjekesore, ku i eshte nenshtruar mjekimit intensiv. Mjeket kane konstatuar se gjendja shendetesore e burrit kishte ardhur duke u perkeqesuar. Simptomat e para te shfaqura kane qene rritja e menjehershme e temperatures, mpirja e vendit te pickimit dhe humbje e rezistences. Bluzat e bardha i kane ofruar 43-vjecarit ndihmen e pare shendetesore, por gjendja e tij nuk ka njohur permiresim. Per kete shkak e kane derguar menjehere drejt kryeqytetit per nje mjekim me te specializuar.

E.Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›