Milo: Rama e Berisha pakt per kodin zgjedhor

Pakti do te beje fjale per ndryshimin e statusit te Prokurorise se Pergjithshme dhe te KLD, por edhe me statusin e te zgjedhurve lokale te nivelit te kryetareve te bashkise qe mund te pretendohet per te unifikuar statusin e tyre me ate te deputetit.
Kreu i Demokracise Sociale, Paskal Milo, gjate nje interviste per "KJ" zbardh arsyet se perse nuk zhvillohet nje proces transparent, lidhur me ndryshimet ne Kodin e ri Zgjedhor. Sipas tij, pritet nje kompromis i radhes mes PD-PS, serish per ndryshime ne Kushtetute, te cilat do t'i hapnin udhe punes per hartimin e kodit elektoral. Per kete arsye, ndalur ne marreveshjen e radhes mes dy partive kryesore, Milo vleresoi se "pakti do te beje fjale per ndryshimin e statusit te Prokurorise se Pergjithshme dhe te KLD, por edhe me statusin e te zgjedhurve lokale te nivelit te kryetareve te bashkise qe mund te pretendohet per te unifikuar statusin e tyre me ate te deputetit". Nga ana tjeter, kryetari i PDS shpreh bindjen se ne te ardhmen e afert do te kete reflektime serioze, qe do ta cojne opoziten ne konfigurime bashkepunuese.
Cili eshte vleresimi juaj, mbi punen per ndryshimet ne kodin elektoral?
Duhet theksuar se nuk ka transparence mbi ate se cfare behet me kodin zgjedhor. U be nje mbledhje, e atij qe quhet komision parlamentar, ku u miratuan disa parime te pergjithshme, per te cilat ishin te gjithe dakord. Por kur behet fjale per te diskutuar dhe miratuar ceshtjet konkrete te kodit, ketu historia ndryshon. Ka tendence per ta mbajtur klubin e mbyllur, sepse ka ceshtje per te cilat dy partite e medha, nuk kane vendosur se cfare do te bejne. Vecoj ketu faktin se ka mjaft propozime sic jane ceshtja e koalicioneve te mundshme dhe e perberesve te tyre dhe menyrat se si do te perllogariten votat brenda koalicioneve. Nje ceshtje tjeter e rendesishme dhe delikate, mbi te cilat ka propozime fantastike, sic mund te jete numerimi i votave ne grupet e numerimit vetem nga perfaqesuesit e dy partive te medha, ndersa partite e tjera te jene vezhgues. Sikurse mund te kete dhe propozime te tjera qe nuk kane te bejne drejtpersedrejti me kodin, por mund te perdoren si kushte per te bere ndryshime te reja ne Kushtetute. E kjo me qellim qe te arrihen ato ekuilibra mes dy partive mes dy partive qe do te conte pastaj dhe miratimin e ndryshimeve ne kod. Per te gjitha keto mosmarreveshje, ka rrezik qe miratimi i kodit ndonese eshte vene data 31 korrik te shtyhet per ne sesionin e ardhshem parlamentar.
Kur flisni per marreveshje te reja mes PD-PS, e keto per ndryshime kushtetuese, per cilat ceshtje behet fjale konkretisht?
Qarkullojne zera, dhe keto jo pabaza, ne korridoret e Kuvendit qe mund te kete nje kompromis tjeter te madh mes PS-PD, per te cuar ne ndryshime te reja ne Kushtetute. Nderhyrjet ne nenet e ligjit themeltar mund te bejne fjale per ndryshimin e statusit te Prokurorise se Pergjithshme dhe te KLD, por qofte edhe me statusin e te zgjedhurve lokale te nivelit te kryetareve te bashkise qe mund te pretendohet per te unifikuar statusin e tyre me ate te deputetit.
Tashme ne prag te fushates elektorale per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, cila eshte strategjia e PDS?
PDS ndjek me shume vemendje cdo levizje te dukshme publike, cdo deklarim apo poropozim qe behet ne lidhje me projekt-kodin zgjedhor. Ne baze te kodit zgjedhor do te percaktohet dhe taktika e saj elektorale. Te ndodhur ne kete situate pritjeje, ne nuk mund te shprehemi aktualisht se cfare organizimi elektoral do te kemi ketej e tutje. Do te analizojme cdo propozim qe i ofrohet partise sone nga partneret brenda opozites. Nuk kemi paragjykime. Diku mund te jemi me afer per ceshtje te caktuara me njeri-apo tjetrin, por gjithsesi kjo nuk paragjykon bashkepunimin e ardhshem. PDS eshte e gatshme te ofroje me transparence te gjitha potencialet e saj elektorale, te cilat ne kete sistem zgjedhor qe eshte miratuar do te kene nje peshe dhe rol vendimtar ne ndryshimin e balancave politiko-elektorale ne 5 deri ne 6 qarqe te Shqiperise.
Do te bashkepunonit me PS nese do te vinte nje ftese prej saj?
Cdo ftese ne adrese te PDS nuk refuzohet ne apriori. Ajo studiohet, gjykohet, shihet sesa eshte ne perputhje dhe me interesat e elektoratit te saj. Mbi kete baze, si arsye e pare, por dhe mbi interesat e opozites ne pergjithesi, do te shihen dhe vendimet ne te ardhmen per cdolloj ftese apo bashkepunimi qe do te ofrohet nga partite e tjera.
Brenda kampit roze, shume zera jane deklaruar kunder menyres se te berit opozite. Kjo kundershti qendron per opoziten ne pergjithesi apo duhet te jete e perqendruar vetem per PS?
Opozita eshte nje koncept shume me i gjere sesa nje parti, qofte kjo dhe PS. Cdo parti e opozites ka objektivat e veta, taktikat e saj politike mbi menyren se si e ben opoziten dhe kete e vendosin institucionet vendimmarrese te seciles parti. Per fat te keq, ndodh qe nga nxitimi te behen dhe gabime te ndermerren iniciativa per mocione, per ngritjen e komisioneve hetimore, apo zhvillimin e interpelancave te caktuara, te cilat nuk perfundojne kurre. Keshtu, mbeti dhe iniciativa e fundit e PS per mocionin ndaj Kryetares se Kuvendit. U fry shume kjo nisme u diskutua gjere e gjate, u vendos dhe u artikulua me force ne Kuvend, dhe ne fund u shua dhe nuk po kujtohet me askush per kete ceshtje. Kur ne me te drejte u drejtuam nje verejtje kolegeve socialiste, per te mos u marre me Topallin, por me Berishen, pasi ai eshte shefi i Kryetares se Kuvendit, ata leshuan shigjeta te helmatisura dhe tregona shkurtpamesine e tyre politike. Pra, cdo parti ne opozite e gjykon vete se cfare duhet te beje, por kur kemi detyrime reciproke ne nje familje opozitare, dhe perpiqemi te koordinojne disa veprime, mire eshte qe te diskutojme te gjithe se bashku, per t'i dhene me shume efikasitet veprimit tone politik opozitar. Doja te theksoja se menyra se si PS ben opozite eshte ceshtje e brendshme e saj. Ne te tjeret gjykojme dhe veprojme ne perputhje me vendimet qe marrin institucionet tona. Gjykoj se sa me shume do te kaloje koha, aq me teper behet e domosdoshme konvergjenca e qendrimeve tona perballe mazhorances se pandryshuar, qofte nga cilesia e qeverisjes, qofte nga objektivat e ardhshme te saj. Mendoj, gjithashtu se do te kete ne te ardhmen e afert reflektime serioze, qe do ta cojne opoziten ne konfigurime bashkepunuese, ndoshta dhe duke dale jashte skemave te perfolura dhe qe do t'i japin asaj nje dimension dhe dinamike tjeter.
Rama e Berisha asnje pergjigje letres se PDS
Kryetari i PDS-se, Paskal Milo, nenvizoi faktin se kreret e PS dhe te PD ende nuk i kane kthyer asnje pergjigje letres se tij. "Me deshiren e mire per te dialoguar per nje ceshtje mjaft te rendesishme, sic eshte hartimi i kodit zgjedhor, u drejtova nje leter kryetareve te PS dhe PD. Deri tani, nuk ka asnje reagim qofte publik, zyrtar apo dhe jo i tille nga zoti Berisha dhe zoti Rama", u shpreh Milo.