E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentat dajes se Shpetim Zizes

PESHKOPI - Vdekja e djalit, vetem 10 vjec, gati nje vit me pare, ka bere qe Ylli Cenga te qelloje mbi dajen e autorit te ngjarjes. Hakmarrja nje dite me pare eshte shfaqur ne Peshkopi. Ne shenjester te atentatit te deshtuar te ores 18:00, ka qene Jetmir Xhediku, daja i Shpetim Zizes, i arrestuar nga policia, si autor i masakrimit te Bekim Cenges. Ziza eshte denuar me burg per jete nga gjykata. Atentati ishte mesuar nga policia, para se te behej. Pikerisht per kete gje, uniformat blu kishin zene pozicione dhe ne momentin kur Ylli Cenga ka nxjerre pistoleten te qelloje mbi dajen e hasmit te tij, eshte arrestuar. Por dhe pse Cenga ishte nen mbikeqyrje, perseri ai ka qelluar mbi Xhedikun, i cili ka shpetuar pasi eshte fshehur ne hyrjen e pallatit te tij. Se bashku me Ylli, eshte arrestuar dhe vellai i tij, Syri Cenga. Dy vellezerit kane perfunduar ne pranga, pas tentatives se vrasjes. Ata jane vene nen akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje".

Gjithcka ka ndodhur rreth ores 18:00, te dites se djeshme, ne lagjen Kamen te Dibres. Burime zyrtare te policise lokale bejne te ditur se Ylli Cenga se bashku me vellane e tij, Syri Cengen, kishin kohe qe kishin parapergatitur priten per eliminimin e dajes se vrasesit te te birit, tashme te denuar me burgim te perjetshem. Policia e Dibres ka mesuar planin ne rruge operative dhe menjehere police te kriminales kane nisur operacionin per parandalimin e vrasjes, ku policet kane nisur edhe patrullimin. Ndersa Jetmir Xhediku, 29 vjec, daja i Shpetim Zizos kur po i afrohej pallatit te tij. Ylli Cenga dhe Syri Cenga jane afruar menjehere me makine per te dale dhe ekzekutuar Xhedikun. Ylli Cenga, pasi ka ndaluar makinen, ka dale me nje pistolete tip "TT" prej saj dhe ka qelluar ne drejtim te 29-vjecarit, por pa mundur qe ta ekzekutonte. Jetmir Xhediku eshte larguar menjehere, nderkohe qe nderhyrja e policise ka qene shume e shpejte, duke paralizuar tentativen e vellezerve Cenga per te vrare dajen e Zizes. Policia e Dibres pas arrestimit te dy vellezerve, Ylli dhe Syri Cenga, ka ushtruar edhe nje kontroll ne mjetin e Syri Cenges dhe ka gjetur edhe nje automatik tip "Kallashnikov" me dy karikatore me fisheke. Policia e Dibres, pas marrjes ne pyetje, ka ngritur edhe akuzat perkatese per dy vellezerit Cenga. Per Ylli Cengen eshte ngritur akuza e "vrasjes se mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje", ndersa per vellane e tij akuza e "armembajtjes pa leje". Burime te policise se Dibres bejne te ditur se vrasja eshte tentuar per t'u hakmarre, per vrasjen e Bekim Cenges, me 19 tetor te nje viti me pare.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›