E Diel, 1 Nëntor 2026

Shehu: Askush nuk ka zhdukur ose fotokopjuar dosje

Nenkryetari i Partise Demokrate te Re, Tritan Shehu, ne kulmin e debateve per hapjen e dosjeve, deklaron se dosjet nuk jane me sekret shteteror dhe per kete nuk ka me asnje arsye qe te ndaloj hapjen e tyre. Ish zv-kryeministri i mazhorances se viteve 1996-1997 tregon ne nje interviste, per "Koha Jone", se ligji i hartuar nga PD ne keto vite ishte nje ligj i kompletuar, i cili ndihmoi per hapjen e disa dosjeve. Por Tritan Shehu thekson se ishin trazirat qe perfshine Shqiperine ne vitin 1997 e nderpreu kete proces dhe per pasoje e la ceshtjen e hapjes se dosjeve per ish-bashkepunetoret ne harrese. Duke qene edhe nga ish-funksionaret me te larte te shtetit ne vitet kur u be edhe hapja e dosjeve per here te pare, Tritan Shehu thekson se nuk pasur zhdukje apo fotokopjime te dosjeve, ashtu sic pretendojne nje pjese e perfaqesuesve politik ne vend. Ne interviste, nenkryetari i PDR-se thekson se keto deklarata behen nga njerez, te cilet nuk kane informacion e duhur mbi menyren se si eshte bere hapja e ketyre dosjeve pergjate viteve 1995-1996. Sipas kreut te Grupit parlamentar te PDR-se, dosjet e ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit jane te ruajtura ne menyre korrekte sipas te gjithave kritereve te nje shtetit ligjor. Vete ish-zevendeskryeministri thekson se nuk ka pasur rastin te shikonte asnje dosje te ish-bashkepunetoreve, pasi kjo ishte nje ceshtje e komisionit te atehershem te verifikimit te figurave dhe askush tjeter nuk mund te kishte te drejten te merrte dijeni ne lidhje me nje ceshtje kaq delikate, sic ishte edhe hapja e dosjeve.

Hapja e dosjeve te sigurimit eshte nje nga ceshtjet kryesore te politikes aktuale. Cili eshte qendrimi juaj per kete ceshtje?

Une e kam theksuar edhe me pare. Ne kemi pershendetur qendrimin e Berishes per hapjen e dosjeve. Jemi per dy kolonat e para, e para eshte transparenca, njerezit kane te drejte te dine se cila eshte e verteta, kane te drejte te dine se si kane rrjedhur ngjarjet. Dosjet nuk jane me sekret shteteror, nuk ka me asnje pengese juridike per hapjen e dosjeve. Mund te them qe eshte nje e drejte normale e qytetareve, qe mund te njohin kete gje.

Pastaj kolona e dyte lidhet me kufizime. Si do te jene kufizimet, do kete apo jo kufizime. Do te hapen per te gjithe dosjet. Une them se kjo eshte nje ceshtje qe duhet pare ne perputhje me kushtet qe ka vendi sot. Ne nuk jemi per kufizimet, por theksoj se duhet ripare kjo gje. Pa bere transparencen, nuk mund te futesh te kufizimet.

PD ka pasur nje levizje '95-'96 per kontrollin e dosjeve dhe ka pasur edhe spastrime ne ato kohe. A mbani mend kete proces qe ka ndodhur atehere dhe si ka rezultuar ai?

Patjeter qe po. Mendoj se ka qene nje ligj i mire per periudhen. Ka qene nje proces qe u bazua ne nje kuader ligjor te qarte, pastaj ndodhen ngjarjet e vitit '97-'98 dhe cdo gje u la ne harrese dhe u riperseriten gabimet e te kaluares.

Ky pastrim qe ndodhi ne PD, a perfshiu edhe nivelin e larte apo vetem nivelet e uleta?

Une them se PD tentoi te luftoje me transparence ne perputhje me normat e statutit te saj. Ne kemi punuar me shume ndershmeri dhe qartesi. Ju permendet nivelet e larta. Mund te them se edhe nivelet e larta verifikoheshin ne komisionin e verifikimit te pastrimit te figurave, qe ishte komision shteteror. Kjo sepse nivelet e larta ishin deputete. Pra ne menyre automatike, ato verifikoheshin ne komisionin e pastrimit te figurave qe ishte nje komision shteteror dhe nuk varej nga PD.

A jeni njohur ju si zv/kryeminister i asaj kohe me keto dosje, te pakten per nivelet e dyta dhe te treta?

Jo une nuk kam pare dosje, nuk jam marre me dosjet. Ka qene nje ligj qe tregoheshin se si beheshin rekrutimet. Une personalisht nuk kam pare dosje, ka qene nje komision i verifikimit, ku dergoheshin kerkesat dhe listat.

Ish-deputete te PD apo ish-pjesetare te PD kane thene kohet e fundit se dosjet gjate viteve '92-'96 jane hapur, jane shkaterruar dhe disa te tjere thone se keto dosje jane fotokopjuar per te ushtruar presion ne politike. Cila eshte e verteta, sipas gjykimit tuaj?

Une mendoj se ata qe bejne te tilla akuza duhet t'i faktojne ato. Keto jane akuza te renda politike qe duhen faktuar. Une ato qe kam pasur ne dije time, them se nuk ka pasur te tilla gjera. Une jam i bindur se dosjet jane ruajtur me korrektese, sic ruhet te gjitha dokumentet shteterore. Fjalet qe dosjet jane fotokopjuar etj., jane thjesht mendime te njerezve, te cilet nuk dine si eshte e verteta dhe nuk kane qene te perfshire ate periudhe ne drejtimin e vendit dhe shume gjera nuk mund t'i gjenerojne nepermjet disa ideve qe nuk perputhen me realitetin e asaj kohe.

Ju thate se ka pasur spastrime ne nivelet e dyta dhe te treta, po komisioni vet a nxori drejtues te larte te PD?

Une nuk thash se ka pasur spastrime. PD nuk ka bere asnjehere spastrime. PD eshte perpjekur te zbatoje nje kuader ligjor, qe ka kerkuar pastrimin e figurave dhe ne kete kontekst ka kerkuar te pastroje veten nepermjet nje komisioni shteteror.

Fakti qe ne parlament qarkullojne pseudonime te ndryshme te ish-bashkepunetoreve, tregon se politika i di se kush jane bashkepunetoret brenda parlamentit dhe se dosjet jane pare?

Une nuk di emra pseudonimesh dhe evitoj te prononcohem per nje gje te tille, se me duket jo e ndershme dhe jo etike te besh te tilla insinuata per kolege te ndryshem, prandaj une them se kjo eshte nje nga shkaqet e shumta qe kerkoj qe te behet transparence per dosjet, qe dosjet te mos perdoren me per shantazh politik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›