E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet,BE mbron Kushtetuesen

Në një deklaratë për ligjin e dosjeve Bashkimi Evropian ka theksuar se ky ligj ngre shqetësim në disa aspekte si në procedurë dhe në përmbajtje. BE-ja ka kërkuar nga qeveria shqiptare që të presë një vendim të Gjykatës Kushtetuese përpara se ligji të hyjë në zbatim, duke i kërkuar Tiranës zyrtare që të mos bëjë hapa para pasi ky ligj sipas deklaratës do të jetë me ndikime politike dhe do të cenojë pavarësinë e institucioneve. Sipas BE-së, ligji i institucioneve ngre shqetësim në disa aspekte, çka mund të cenojë pushtetin gjyqësor, pavarësinë e të cilit BE-ja e ka vënë kusht nëse Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e unionit. Edhe një herë tjetër, i është kujtuar mazhorancës që para se të miratonte një ligj të tillë, duhej të konsultohej më gjerë, në mënyrë që të trajtonte sipas standardeve të kaluarën dhe gjithashtu të krijonte një ligj po sipas standardeve.Institucioni i BE-së shprehet se po ndjek nga afër zhvillimet e fundit në Shqipëri, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e dy institucioneve të OSBE-së dhe të KE-së që të ofrojnë asistencën e tyre në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›