E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Edi Rama, pas 136 ditësh të mos jetë as shef i opozitës

Deputeti i partisë Demokratike, Edi Paloka ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur nga socialistët në lidhje me turpërimin e kryeministrit Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare të radhës, Paloka ka kundërshtuar çdo fjali të deputetit socialist Balla duke renditur arritjet e kësaj qeverie. Ka kaq kohë që na turpëron kryeministri që me nënshkrimin e MSA, që me futjen e Shqipërisë drejt integrimit në NATO. Na ka turpëruar që me qeverinë e parë, kur futi Shqipërinë në KE, duke e çuar këtë vend me një rritje të lartë, ka vijuar Paloka. Deputeti demokrat duke vazhduar me qëndrimet e tij pozitive drejt kryeministrit ka theksuar se uroj të vazhdoj të na turpëroj për të mirën e shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij, Paloka ka përmendur edhe kryesocialistin Edi Rama në mbledhjen e këshillit bashkiak, duke veçuar faktin se kjo ishte hera e parë që shqiptarët panë live votimin e buxhetit, një gjë kjo që nuk ka ndodhur vitet e tjera sepse sipas tij kasetat e regjistruara në PS u transmetoheshin shqiptarëve. Pamë live votimin e buxhetit dhe kryetarin e PS që u tregonte shqiptarëve se kush është ai në të vërtetë. Nuk më shqetëson as paraqitja e tij si rrugaç, as kur varte çarçafët në muret e bashkisë, si çarçafët e virgjërisë, as shfaqja e tij nudo, në të vërtetë më ka shqetësuar fakti që shqiptarët shohin tek ai njeriun e tmerrshëm që kërkon të vijë në pushtet, ka theksuar deputeti Paloka. Në fund të fjalës së tij ai i është drejtuar opozitës për kryetarin e saj duke u shprehur se, uroj që pas 136 ditësh me ndihmën tuaj të mos jetë as shef i opozitës, as drejtues i këtij vendi, ta harrojë. Se do ta provoni dhe ju nëse nuk e keni provuar se çfarë do të thotë të vijë në pushtet një njeri si Edi Rama, -ka përfunduar deputeti demokrat.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›