E Shtunë, 31 Tetor 2026

PLL, angazhim maksimal për fitoren e koalicionit qeverisës

Partia Lëvizja e Legalitetit do të sigurojë një angazhim maksimal të strukturave të saj për të realizuar një përfaqësim sa më të denjë parlamentar dhe për fitoren e koalicionit qeverisës në zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti. Sekretari Politik i PLL-së, Sulejman Gjana, gjatë një takimi që ka zhvilluar në qytetin e Kukësit është shprehur se, "Partia Lëvizja e Legalitetit do të kandidojë në këto zgjedhje me synime të qarta për një përfaqësim parlamentar" dhe se "të gjitha energjitë e strukturave të degëve të saj në qarkun e Kukësit duhet të vihen në veprim duke dhënë kontributin e tyre maksimal për fitoren e koalicionit qeverisës''. Në këtë kuadër Gjana kërkoi nga strukturat e PLL në Kukës që "të sigurojnë shtrirjen dhe aktivizimin e strukturave të degëve të PLL deri në nivel të qendrave të votimit".

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›