Oketa takon ekipin e konsultimeve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes Gzmend Oketa ka pritur ekipin e Konsultimeve të Shtabit Ndërkombëtar të NATO-s për vlerësimin e raport/progresit të Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të procesit të antarësimit të vendit tonë në NATO. Oketa theksoi angazhimin e plotë të institucioneve shtetërore në mbështetje të këtij procesi përmes miratimit të kuadrit të plotë ligjor. Ministri Oketa vlerësoi mbështetjen e NATO-s përmes konsultimeve si domosdoshmëri për njohjen dhe kordinimin e hapave të mëtejshme për integrimin e plotë të strukturave përkatëse. Ndërsa ekipi i NATO-s vlerësoi progresin e bërë për planifikimin e mbrojtjes e të forcës të cilat janë në bazë të përmbushjes së detyrimeve dhe angazhimeve në kuadër të anëtarësimit të plotë në Aleancë.