E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:LSI, politika reale për zgjidhjen e problemeve

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta i pranishëm në konferencën e Durrësit të kësaj partie deklaroi se LSI-ja do të ndërmarrë politika reale dhe nuk do japë thjesht premtime në ndihmën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve. "Ne do marrim politika reale për t'i ardhur në ndihmë shqiptarëve. Ne do të punojmë që integrimi i Shqipërisë të kthehet në realitet dhe jo premtim", tha ai. Sipas Metës, partia e tij, synon që të zgjidhë problemet që shqetësojnë qytetarët shqiptarë. "Ne do punojmë që shqiptarët të punojnë, pra ne do u sigurojmë punësim shqiptarëve që të jetojnë të qetë", u shpreh ai. Sipas Metës, papunësia është problemi më i madh social i shoqërisë shqiptare. "Ne do subvencionojmë prodhimin bujqësor në mënyrë që të ketë zhvillim edhe në zonat rurale, që shqiptarët t'i kthehen punës në bujqësi", theksoi Meta. Kreu i LSI-së premtoi se do të ndihmojë turizmin që të zvhillohet dhe të rrisë të ardhurat në sajë të resurseve të veta. "Nuk ka asnjë sondazh që të fshehë fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme", tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›