Dosjet,PS-ja ankimon në Kushtetuese

Ashtu siç kishte paralajmëruar Partia Socialiste ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese ankimimin e ligjit të dosjeve. Ankimimi u dorëzua në emër të opozitës nga deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj. Sipas Xhafaj ligji i dosjeve do të sjellë jo vetëm pasoja politike por edhe sociale. Xhafaj duke e quajtur ligjin antikushtetues u shpreh se shkelen 28 nene të kushtetutës. Gjithashtu deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka kërkuar nga mazhoranca që Partia Socialiste të kryesojë komisionin parlamentar Ad hoc për zgjedhjet. Në emër të PS-së, Xhafaj është shprehur i vendosur se nuk do të pranonin një komisioni parlamentar me dy kryetar, ashtu siç është propozuar nga mazhoranca në pushtet. "Qeveria administron procesin e zgjedhjeve dhe ne duhet të kryesojmë komisionin"-theksoi Xhafaj