Liverpooli shkel Benfican

Liverpool ka fituar bindshëm ndaj Benficas 4-1 në Anfield Road, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Europa League pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale. Fulham befasoi duke fituar edhe ndeshjen e kthimit kundër kampionit të Gjermanisë, Wolfsburg 1-0 dhe rezultat të përgjithshëm 3-1.
Por, Gjermania do të ketë një përfaqësues në gjysmëfinale. Hamburg fitoi 3-1 si mysafir i Standard Liege dhe rezultat të përgjithshëm 5-2. Atletico Madrid dhe Valencia barazuan përsëri – por kësaj radhe pa gola – dhe klubi nga kryeqyteti spanjoll është kualifikuar për në gjysmëfinale falë golave të shënuar si mysafir 2-2. Në gjysmëfinale, Liverpool do të takohet me Atletico Madridin, ndërsa Hamburg do të përballet me Fulhamin.
Liverpool shfaqi paraqitje të shkëlqyeshme kundër Benficas dhe kaloi në epërsi 1-0 në minutën e 27-të me golin e sulmuesit holandez Dirk Kuyt. Shtatë minuta më vonë, mesfushori Lucas Leiva dyfishoi epërsinë e gjigantit anglez. Fernando Torres në minutën e 58-të shënoi për rezultatin 3-0, por Oscar Cardozo ngushtoi disavantazhin në 3-1 duke vënë në dyshim sfidën pasi me një gol tjetër Benfica do të ishte në epërsi. Mirëpo, Torres siguroi kualifikimin e Liverpoolit në gjysmëfinale, duke shënuar golin e tij të dytë dhe të katërtin për Liverpoolin në minutën e 82-të.
Fulham e eliminoi Wolfsburgun duke e mposhtur 1-0 me golin e sulmuesit Bobby Zamora në minutën e parë të ndeshjes. Ekipi i menaxherit Roy Hodgson kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Craven Cottage me rezultat 2-1. Hamburg e përsëriti atë që bëri një javë më parë në shtëpinë e tij, duke fituar 3-1 edhe si mysafir i Standard Liege. Ylli i mbrëmjes për Hamburgun ishte sulmuesi kroat Mladen Petriç, i cili shënoi të dy gola në minutat 20 dhe 35. Paolo Guerrero shënoi golin e tretë të Hamburgut në minutën e 94-të. Golin e vetëm për ekipin belg e realizoi De Camargo (33).
Atletico Madrid ruajti rezultatin e ndeshjes së parë në Mestalla, duke barazuar 0-0 në shtëpi kundër Valencias. Falë barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në udhëtim, Atletico kualifikohet për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Liverpoolin. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 22 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.