'Nikoliq po ndjek rrugën e Sheshelit'

Kam pritur që presidenti i ri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq do ta dëshmojë se politika e tij aspak nuk ka ndryshuar nga koha e Vosillav Sheshelit, ka deklaruar Nenad Çanak, kryetar i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës.
“I gjithë tregimi për themelimin e Partisë Përparimtare Serbe, praktikisht ishte pastrim i biografisë së Tomisllav Nikoliqit dhe jo ndryshimi i kursit të tij politik. Në gjithë këtë, ai, si një njeri që mbahet mend për deklarata se nuk sheh asnjë problem që Serbia të bëhet krahinë ruse, vazhdon politikën e tij të njëjtë, e cila gjithë rajonin, gjatë viteve ’90-ta të shekullit të kaluar, e ka shtyrë në terr. Unë Tomisllav Nikoliqit asgjë nuk i besoj! Mendojë se koha do ta tregoj se sa është bërë gabim kur është zgjedhur ai për president të Serbisë”, ka thënë Çanak për agjencinë Anadollija.