Kartelat në seancë, deputetët jashtë

Gjatë fillimit të seancës, në kohën e deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputeti nga radhët e LDK-së, Skënder Hyseni ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për deklarimet e saj se Kosova mund të anëtarësohet në OKB, gjatë këtij viti.
Madje, ai ka shprehur dyshimet që institucionet e vendit nuk i dinë procedurat e anëtarësimit në OKB.
Nga ana tjetër kolegu i tij, Armend Zemaj ka shprehur shqetësimet për Transmetuesin Publik RTK, i cili, sipas tij, po lëshon disa emisione që denigrojnë figurat çlirimtare dhe arkitektët e pavarësisë së Kosovës.
Deputetët kanë adresuar edhe disa çështje, siç ato për tarifat kufitare për qytetarët e Luginës së Preshevës duke kërkuar që të rishikohen mundësitë e uljes së taksave të sigurimit, pasi, ajo po dëmton buxhetin e tyre, duke penguar kështu edhe lëvizjen e tyre drejt Kosovës. /kosovapress/