E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove nis fushata zgjedhore

Sot ka filluar fushata zgjedhore per zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit ku te drejte vote do te kene rreth 1.6 milione qytetare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 29 subjekte politike elektorale me 1 mije e 265 kandidate per deputete te Kuvendit te Kosoves. Kuvendi i Kosoves perbehet prej 120 deputete 100 prej te cileve zgjidhen direkt ndersa 20 vende jane te rezervuara per komunitetin serb dhe pakicat tjera.

Ne zgjedhjet e dhjetorit do te marrin pjese 29 subjekte politike prej te cilave tete subjekte jane serbe. Ushtruesi i detyres se kryetarit te Kosoves Jakup Krasniqi me rastin e fillimit te fushates zgjedhore per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare te 12 dhjetoritu beri thirrje te gjitha subjekteve politike qe fushaten parazgjedhore ta bejne ne perputhje me ligjin dhe rregullat ne fuqi duke zhvilluar gare korrekte te programeve dhe ideve pa nxitur dhe provokuar urrejtje e mosdurim.

Krasniqi sipas RTK-se theksoi se nje fushate korrekte dhe demokratike do te siguroje nje votim te qete e te rregullt dhe perfundim te suksesshem te gjithe procesit zgjedhor kurse kurorezimi i suksesshem i zgjedhjeve i pranueshem per te gjithe dhe i vleresuar nderkombetarisht eshte garanci e konsolidimit te institucioneve perfaqesuese qe do ta cojne sigurt vendin tone drejt arritjeve te reja dhe historike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›