Ekspozite kolektive ne Gjilan per 28 Nentorin
Nje ekspozite kolektive organizuar ne kuader te festes se 28 Nentorit u hap te shtunen ne Galerine e Artit ne Gjilan. Ne kete ekspozite paraqiten punimet e tyre krijues nga ata te brezit te vjeter e deri tek ata te brezit te ri. Xheneta dhe Agim Kadillari Arbenita Kerqeli Armend Fazliu Avni Behluli Bujar Jakupi Burim Myftiu Daut Hamolar Demir Behluli Faton Dermaku Filloreta Maliqi etj. ishin disa prej artisteve pjesemarres. Gjate ekspozites u ndane edhe kater cmime. Nagip Berisha Suad Rama Agnesa Muharremi dhe Xheneta Kadillari u cilesuan per nga puna e tyre dhe u shperblyen si artistet me te mire te kesaj mbremjeje. Ne aspektin tematik ekspozita si nje teresi nuk reflekton ne frymen narrative por me teper pasqyron primesat filozofike suprematike-kozmike e simbolike andaj si nje teresi konceptuale perkon me vete konceptin e paramenduar te kuratorit per nje eveniment te tille qe tani eshte bere tradicionale jo vetem ne kete pjese te Anamoraves por edhe ne qendrat e tjera shqiptare thote kritiku i artit Ilir Muharremi.
Pjesa derrmuese e veprave te edicionit te dyte te kesaj ekspozite vijne te publiku me nje fryme abstrakte.