E Shtunë, 31 Tetor 2026

Downing kritikon Rodgersin

Mesfushori Stewart Downing ka kritikuar menaxherin Brendan Rodgers i cili dyshoi në gatishmërinë e tij për tu bërë futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin.

Rodgers sfidoi Downingun të luftojë për të ardhmen e tij në klub pas një fillimi të dobët të aventurës së tij në klub. Por, Downing ka theksuar se deklarata të tilla duhet të bëhen privatisht dhe jo në publik.

“Isha i hidhëruar sepse guximi është i rëndësishëm. Është dashur të më thotë mua dhe jo medieve. Nëse dëshironi ndërhyrje dhe vrapim poshtë dhe lart, kjo nuk është loja ime”, deklaroi Downing për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›